TIRANE- Bordi i Komisionereve te ERE pritet te vendos sot pë heqjen e licenses ose jo për kompaninë CEZ shpërndarje. Pak ditë më parë e përditshmja “Shqip” zbuloi një faksimile të ERE-s e cila kërkonte mbledhjen e bordit të komisionerëve për shqyrtimin e propozimit për nisjen e procedurave për heqjen e licensës së CEZ shpërndarje.
Pas më shumë se dy vitesh përplasje të forta madje dhe në gjykata tashmë raportet mes CEZ dhe ERE konsiderohen në nivel krize. Krizë e cila është reflektuar deri te konsumatorët me kufizime dritash, mungesë investimesh, borxhe energjitike dhe rrezik kolapsi. Në rast se sot merret vendimi për heqjen e licensës së CEZ zbatimi i tij do të dojë të paktën dy muaj kohë. Por burime nga METE thonë se kjo konsiderohet më tepër si mjet presioni për të detyruar kompaninë të respektojë kontratat.
Për CEZ përgjegjëse për situatën e krijuar janë disa vendime të ERE-s që lidhen sa me humbjet në rrjet që nuk u njohën kurrë të cilat ndikuan dhe në bilancet e shoqërisë. CEZ pretendon se niveli i humbjeve në rrjet është në masën 37%.. Marrëdhëniet mes dy institucioneve u acaruan në fund të 2011 kur ERE mori vendim për të rritur cmimin e energjisë CEZ që blinte në KESH duke rënduar situatën ndërsa METE vendosi t’i heqë klientët më të rregullt të mëdhenj me një ndikim në bilance prej 50 milionë dollarësh. Në muajt e verës CEZ u gjobit nga tatimet me 30 milionë euro dhe më pas nga ERE me 3 milionë euro.
(sg/ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com