Erërat e forta dhe tornadot ‘godasin’ sërish SHBA! 7 viktima në Xhorxhia dhe Alabama, dhjetëra mijëra banorë pa energji elektrike
Disa nga dëmet e motit të keq në SHBA
SHBA- Erëra të forta dhe tornado ka përfshirë sërish të gjithë jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shkaktuar 7 viktima. Stuhitë masive u panë më së shumti në Xhorxhia dhe Alabama ku erërat e forta dëmtuan ndërtesa dhe arriti të hedhë makina nëpër rrugët e qytetit në qendër të Selmës.
Sipas autoriteteve të cilat janë në terren për të raportuar dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, stuhitë dhe moti i pa kontrolluar mund të ketë shkaktuar edhe viktima të tjera dhe se janë në kërkim të të dëmtuarve nga kjo fatkeqësi natyrore.
Pasi stuhia filloi të qetësohej natën e së enjtes, dhjetëra mijëra banorë ishin pa energji elektrike në të dy shtetet. Në Selma, një qytet i skalitur në historinë e lëvizjes për të drejtat civile, këshilli i qytetit përdori dritat nga celularët ndërsa ata mbanin një takim në trotuar për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme.
Në Xhorxhia, një pasagjer vdiq kur një pemë ra mbi një automjet në Jackson. Zyrtarët në Griffin, në jug të Atlantës, u thanë mediave lokale se shumë njerëz ishin bllokuar brenda një kompleksi apartamentesh pasi pemët ranë mbi godinë. Një dyqan Hobby Lobby në qytet humbi pjesërisht çatinë e tij, ndërsa diku tjetër në qytet zjarrfikësit prenë një burrë i cili ishte fiksuar për orë të tëra nën një pemë që ra në shtëpinë e tij. Qyteti vendosi një shtetrrethim nga ora 22:00 e së enjtes deri në 6 të mëngjesit të së premtes. Në mbarë vendin, pati 33 raporte të veçanta tornadosh nga Shërbimi Kombëtar i Motit të enjten dhe Misisipi, Alabama, Xhorxhia, Tenesi, Kentaki, Karolina e Jugut dhe Karolina e Veriut panë të gjitha paralajmërime për tornado për një kohë. Raportet për tornado nuk janë konfirmuar ende dhe disa prej tyre më vonë mund të klasifikohen si dëme nga era pasi të bëhen vlerësimet në ditët në vijim.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
38.4%
-
Jo
59.2%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 8648
Lajme të tjera
-
Ndikimi i padisë penale të Nju Jorkut mbi hetimet e tjera ndaj ish-Presidentit Trump
1 Prill, 09:50
-
Akuzat penale ndaj ish-presidentit të SHBA, detaje nga dalja në gjykatë: Donald Trump vjen me avion privat nga Florida! Do paraqitet pa pranga
1 Prill, 09:38
-
VIDEO/ Tornado godet SHBA, 3 viktima dhe dhjetëra të plagosur! Mbi 300 mijë familje pa energji elektrike
1 Prill, 07:20
-
Si mbërritën prokurorët e Manhatanit deri tek aktpadia penale ndaj Trump?
31 Mars, 21:14
-
‘Mbi 22 mijë shqiptarë kanë marrë viza 10-vjeçare për në SHBA’, Yuri Kim: Respektoni rregullat, më shumë do përfitoni
31 Mars, 12:13
-
A rrezikon të mos rikandidojë për President të SHBA? Ja pse Donald Trump ende e ka shansin edhe pse është paditur penalisht
31 Mars, 12:07
-
Hera e parë në historinë amerikane, ngrihen akuza penale ndaj një ish-presidenti në SHBA! Donald Trump: Po persekutohem politikisht
31 Mars, 07:03
-
Gjykata e OKB-së refuzon kërkesën e Iranit për asetet e ngrira nga SHBA-ja
30 Mars, 21:04
-
I emëruar nga Biden për ambasador i SHBA në Tiranë, Kostelancik flet para Kongresit: Çojmë para reformën në drejtësi! Luftë korrupsionit dhe bashkëpunim në mbrojtje kibernetike
30 Mars, 18:08
-
SHBA shpall "non grata" edhe 80 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, pjesë e listës edhe emra nga Ballkani Perëndimor
30 Mars, 17:40
-
Përplasen dy helikopterë ushtarakë të SHBA-së në Kentaki
30 Mars, 08:42
-
SHBA investon 690 milionë dollarë në programe për të fuqizuar demokracinë në mbarë botën
30 Mars, 07:26