Erëza, mish dhe pije energjike/ Asgjësohen 20 ton produkte të bllokuara në Korçë

20 ton produkte ushqimore të sekuestruara përgjatë muajve të fundit nga AKU, janë asgjësuar ditën e sotme.

Produktet në fjalë janë bllokuar në subjekte të ndryshme gjatë aksioneve të AKU-së, bllokim i cili ka ardhur si rezultat i mungesës së gjurmueshmërisë së mallit, mungesës së dokumentacionit shoqërues dhe kalimit të afatit të përdorimit. Sipas drejtorit të AKU-së, kontrollet do të vijojnë për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët. Drejtori i AKU-së dega Korçë Daniel Bojko deklaron se produktet janë bllokuar në muajt e fundit, ndërsa sot janë asgjësuar të gjitha.

AKU bën me dije se janë bllokuar 11 ton erëza te ndryshme, 8 ton mish dhe 1700 pije energjike jashtë datës së skandecës. Autoriteti Kombëtar i ushqimit prej ditësh është duke kontrolluar tregjet në të gjithë vendin pas skandaleve të njëpasnjëshme të bëra publike në media mbi perimet e rritura me hormone apo falsifikimin e datës së skandecave në artikuj që gjejnë përdorim masiv në tregun shqiptar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fgfggh: 30/05/2019 15:53

    Puh, cfare asgjesimit modern. Dakord per erezat dhe mishin qe duhen groposur, Po pijet energjike dhe ato joenerigjike qe jane me ambalazh metalik si i groposin ashtu. Ne vend qe ti qojn per riciklim metalet i groposin. Ndotje diten per diell

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore