Ergi Dini, fitues i “X-Factor”

Ergi Dini, fitues i “X-Factor”
Ergi Dini ka triumfuar mbrëmjen e djeshme në finalen e spektalkit “X-Factor” duke u shpallur fitues.

Është hera e dytë që konkurenti fitues bën pjesë në skuadrën e këngëtares Altuna Sjediu.

Garën e finales e hapi Sarah Memmola me këngën “Gli uomini non cambiano”.



Senadi erdhi me “Bed of Roses” të “Bon Jovi”, ndërkohë që Ergi performoi këngën e tij të preferuar “Man’s World”.

Më pas nga tre finalistët u largua Sarah, duke mbetur kështu në konkurim Senadi dhe Ergi.

Ajo performuan së bashku me mentorët përkatës, ku Ergi dhe Tuna kënduan “Ain’t No Sunshine”, kurse Senadi dhe Albani interpretuan këngën “Heaven”.

Duke u mbështetur në votat e publikut shkodrani Egi Dini u shpall fitues.

Një nga surprizat e mbrëmjes ishte dhe performance e Arilenës, e cila interpretoi për herë të parë këngën e saj “Si Aeroplan”, të cilën e ka realizuar me videoklip.

Të ftuara speciale ishin Elhaida Dani dhe Miriam Cani, të cilat dhuruan performanca mjaft të bukura.



(b.t/shqiptarja.com)

31/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë