Ergys Kaçe dhe Amir Abrashi
besim për sfidat e Kombëtares

Ergys Kaçe dhe Amir Abrashi<br />besim për sfidat e Kombëtares
Kombëtarja shqiptare ka nisur tashmë përgatitjet për ndeshjen miqësore me Luksemburgun dhe atë me Izraelin për Eliminatoret e Botërorit 2018.

Në dispozicion të trajnerit De Biasi është edhe Ergys Kaçe, për të cilin ky është një rikthim në kombëtare pas një periudhe të gjatë.

“Nuk isha në gjendje shumë të mirë pas kalimit nga Greqia në Çeki. Por tani jam i lumtur që jam sërish pjesë e skuadrës kombëtare”, shprehet Ergys Kaçe.

Në Eliminatoret e Botërorit 2018, Kombëtarja shqiptare nuk po shfaqet si dikur, por Kaçe shprehu besimin se gjithçka do të kthehet si më parë për të konfirmuar se synimi i kësaj skuadre është të shkojë në Rusi.

“Nuk jemi shfaqur shumë mirë, por përsëri kemi bërë ndeshje shumë të mira. Besoj se momentet pozitive do të kthehen sërish”, thotë Kaçe.

Ndërsa Amir Abrashi foli më konkretisht për dy sfidat që presin kombëtaren duke theksuar se një fitore ndaj Luksemburgut do t'i shërbejë shumë për atë ndaj Izraelit. “Nuk kemi ardhur në Luksemburg për shëtitje. Duam të fitojmë këtë ndeshje për të fituar besimin për sfidën me Izraeli, ndaj të cilit do të kërkojmë të marrim pikët”, thotë Amir Abrashi.

Kombëtarja Shqiptare hyn në ritëm të plotë stërvitor për dy ndeshjet e radhës. Në Luksemburg ku të dielën do të sfidojë skuadrën vendase, ekipi kuqezi zbriti në fushën stërvitore për seancën e pasdites ku trajneri Giani De Biasi dhe ndihmësi i tij Vereonese kontrolluan fillimisht të dhënat e marra nga sistemet GPS të seancës së paradites.

Cikalleshi dhe Sadiku do t’i bashkohen grupit vetëm gjatë ditës së shtunë dhe pritet të jenë në dispozicion të trajnerit italian vetëm në seancën e pasdites, ndërsa mungesa e vetme është ajo e suluesit Bekim Balaj i cili vuan nga një dëmtim.

Cikalleshi u aktivizua në 90 minutëshin e fudnit sez
Stërvitja nisi fillimisht për rreth 10 minuta në ushtrime me topin për të nxehur muskujt dhe më pas lojtarët zhvilluan ushtrime koordinative me pergatitesin atletik, Alberto Belle.

Pjesa e dytë e seancës stërvitore u fokusua te goditjet drejt portës dhe më pas 25 minuta e fundit De Biasi bëri edhe rreshtimin taktik edhe pse skuadra nuk është ende e plotë. Të shtunën kuqezinjtë do të zhvillojnë vetëm një seancë stërvitore gjatë pasdites, e cila do të paraprihet nga një konferencë për shtyp.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A

Ardian Ismajli në formacionin e shtatorit në Serie A