Ergys Kaçe fiton sërish zemrat e
grekëve, harrohet bluza me UÇK

Ergys Kaçe fiton sërish zemrat e<br />grekëve, harrohet bluza me UÇK
Pas fotove me bluzën me flamurin e UÇK, Ergys Kaçe ka arritur që të fitojë sërish zemrat e grekëve dhe më shumë se cilitdo tjetër  grupit të tifozëve të ekipit të PAOK-ut pas paraqitjeve të mira këtë edicion, që kulmuan me golin e fundit përballë Kerkyras, që përveç se ishte spektakolar i dha fitoren ekipit të tij.

Po ku e shikon veten lojtari shqiptar edicionin tjetër dhe cilat janë objektivat e tij? “Cili lojtar nuk do të dëshironte të luante në kampionatet më të fortë të Evropës? Megjithatë e ardhmja nuk dihet dhe unë mbetem i fokusuar vetëm te PAOK.

Në këto momente dua që të ndihmoj skuadrën dhe të përmirësohem edhe më shumë në aspektin individual”. Korçari që ka dalë nga akademia e PAOK-ut bën për vete tifozët, kur shprehet për krenarinë e fanellës që mban veshur në Greqi, ndërsa premton rikthim pas problemeve në fazën e dytë në nivel ekipor. “Të veshësh fanellën e PAOK-ut ke një ndjenjë speciale, të cilat më bëjnë të jap 100% të fuqive të mia.

Të gjithë kemi përgjegjësi dhe se çdo diskutim duhet bërë brenda klubit përsa i përket ecurisë së klubit, megjithatë objektivi ynë është Europa” deklaroi ai gjatë një bisede me tifozët në rrjetet sociale.


d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja