“Nëse Interi është vërtet i interesuar për Ergys Kaçen mund ta marrë. Lojtari ka dëshirë për të shkuar dhe besoj se nuk duhet të ketë probleme mes dy klubeve. Kaçes do t’i pëlqente të luante me Interin pasi është një klub i madh europian, do të ishte një shans i madh për karrierën e tij”.
 
Kjo deklaratë e agjentit të lojtarit të kombëtares shqiptare Ergys Kaçe shtyn akoma më shumë mesfushorin e talentuar drejt Serie A pas disa viteve në Greqi ku spikati si futbollist.
 
Në vazhdim të intervistës së tij për mediat italiane, “La Gazzetta dello Sport” agjenti i lojtari Nicos Kaguioulis konfirmon interesimin e Interit në merkaton e janarit për shqiptarin.
 
“Kemi pasur kontakte që në janar me Interin. Lojtari është shumë i lumtur për interesimin e Interit pasi është një klub shumë i madh dhe nëse dy klubet gjejnë akordin nuk do të ketë asnjë problem”përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com