Altin Dumani tregoi dje (23 nëntor) në intervistën e tij në RTSH se çfarë do të thotë të jesh një funksionar i përgjegjshëm. Ai reflektoi kulturen shtetarit të aftë të ngrihet në lartesinë e detyrës së tij.
Ai demonstroi profesionalizëm, përkushtim, përgjegjshmëri dhe nivel të lartë etike, qytetarie, modestie, vetpërmbajtjeje e sinqeriteti.
Perballë akuzave banale të bëra nga armiqtë e SPAK-ut, mbushur me gjuhë ordinere shpifjesh, linçimesh, fyerjesh nga me të fëlliqurat, ai vuri si pasqyrë qytetarinë duke treguar para shqiptarëve kontrastin e thellë me ta, çfarë ishte vërtetë shkaterruese për ta.
Lufta që opozita ka hapur me Dumanin është vetëvrasëse. Duke akuzuar për korrupsion, pa asnjë provë, pikërisht ata që sot janë nën akuzë për pasuritë e tyre përrallore te krijuara duke abuzuar me detyrën, në fakt thjesht godasin me kokë një mur të pathyeshëm.
Sigurisht, SPAK ka akoma shumë për të bërë dhe shumë gjëra për të korriguar, por ai është i vetmi institucion që po punon me përgjegjësi, pavarësi e profesionalizëm duke ua futur të dridhurat të gjithëve, majtas e djathtas.
Pikërisht për këtë arsye ai edhe po luftohet egërsisht nga qeveria dhe opozita bashkë. Ndërsa Berisha akuzon me gjuhën e tij ordinere, Rama e pengon institucionalisht duke ngritur edhe komision parlamentar kundër tij.
Spaku ka bërë që, për herë të parë në 34 vjet, të vihen në bankën e të akuzuarve njerëz të paprekshëm, të paimagjinueshëm se mund të merreshin ndonjëherë në hetim.
Per këtë arsye, ai është e vetmja mënyrë që disa njerez që mbajnë peng prej dekadash këtë vend, të mund të shkulen nga politika për të dhënë llogari para drejtësisë.
Kjo bën që SPAK-u të jetë i vetmi institucion që jep shpresë se diçka në këtë vend mund të ndryshojë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.4%
-
Jo
63.1%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Pastronte paratë e vëllezërve Çopja, GJKKO rrëzon kërkesën dhe lë në burg Klajdi Merkajn
24 Janar, 09:04
-
VENDIMI/ Akuzoheshin për korrupsion, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim dy ish-zyrtarët! U ulet një e treta, 5 vite përjashtim nga administrata
23 Janar, 16:10
-
Koncesioni i sterilizimit/ Dosja kalon për gjykim, Beqaj akuza gjyqtares: Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim as të qeverisë Rama! U bashkuat me Vokshin dhe Vasilin
23 Janar, 11:49
-
Koncesioni i sterilizimit 100 mln euro/ Dosja kalon për gjykim në themel! Beqaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Davidhi se i rëndoi akuzën: Tendencioze
23 Janar, 11:04
-
'Plumbi i artë'/ Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës
23 Janar, 10:13
-
Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn
23 Janar, 09:19
Nga dy gjera ka vuajtur ky vend 1 meritokracia 2 drejtesia Te dyten po mundohe spak e bkh te paren pasi te bejme te dyten Urime Dumanit e Bkh
PërgjigjuKemi 35 vjet qè kultivojmè HAJDUTÈRINÈ DHE ANALFABETIZMIN ME 6 DIPLLOMA KRISTALI. Aq e tmerrshme èshtè kjo gjèndje, saqè duhet tè jesh shumè optimist, pèr tè parè njè dritè shprese pèr momentin. SPAK, èshtè kjo dritè shprese. Njè fshat i vogèl si Shqipèria, qè terrorizohej prej dekadash nga vrasès, pèrdhunues dhe hajdutè me imunitet politik, po zgjohet çdo mèngjes, dhe dègjon se hajduti i radhès ka pèrfunduar nè pranga. Shqiptarèt, nuk u besojnè mè as shqisave tè tyre. Ajo qè dukej e paarritshme, po ndodh para syve tè tyre. Edhe pse çdo mbrèmje, popullata bombardohet me "habere darke" nga tè njèjtat fytyra nè shèrbim tè tè arrestuarve nga SPAK, qè pèrpiqen me gjuhèn e gjarprit, tè shpèrndajnè helmin e hajdutèrisè pèr tè nesèrmen qè po vjen PA ATA SI TELLALLÈ,,,shqiptarèt e ndjejnè se diçka esenciale po ndryshon nè kètè vènd dhe kètè ndryshim nuk e ndal dot mè askush,,,edhe Edi Rama jo,,qè èshtè pa as mè tè voglin dyshim ,pjesè e kètij kontigjenti qè duhet tè pèrgjigjet para drejtèsisè. Èshtè koha pèr ndryshim, nga hajdutèria dhe talibanizmi, kah civilizimi europian. A do mundemi t,ia dalèm dot? Apo jemi shkatèrruar pèrbrènda aq shumè saqè jemi kthyer nè shèrbètorè tè sè keqes qè pèllasin DUAM BABÈN?
PërgjigjuTjetër herë mos thuani që nuk është e mundur të vijë pranvera edhe me vetëm një lule! Pra TI mund ta ndryshosh botën! Edhe një tjetër na e tha Dumani: Mos shiqoni TV por punoni se vetëm duke punuar nuk do keni kohë t'i dëgjoni si ju përqeshin!
Përgjigju