Eriksen jep shpresë: Jam mirë, pres të kthehem! Kapiteni Kjaer i tërhoqi gjuhën, mjekët ‘i rikthyen’ zemrën! Kardiologët: Rrezikon të mos luaj më futboll

E gjithë bota e futbollit e jo vetëm ende nuk e ka marrë veten nga momentet shokuese të ndeshjes Danimarkë-Finlandë ku numri dhjetë i danezëve Christian Eriksen u rrëzua në fushë pa ndjenja. Por lajmi që i qetëson të gjithë erdhi mbrëmjen e  djeshme nga vetë ylli danez që në chatin e brendshëm që ka skuadra e tij Interi ka shkruar këto fjalë: “Jam mirë, shpresoj të kthehem shpejt”. Kjo është ajo që bëjnë me dije drejtuesit e Interit që kaluan orë ankthi dhe zbulojnë: “ Eriksen nuk e ka kaluar Covid dhe nuk është vaksinuar”. Ndërkaq mjeku i Interit Piero Volpi që ka ndjekur gjatë gjithë vitit gjendjen shëndetësore të futbollistit danez ka sqaruar:” Ditët në vijim do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera. E rëndësishme është që është mirë por nuk kemi pasur asnjë episod që të na bënte të kuptonin që Eriksen të kishte ndonjë problem qoftë tek Interi apo edhe vite më parë tek Tottenham. Ne në Itali kemi kontrolle shumë të rrepta” e mbyll shpjegimin e tij për episodin doktori i skuadrës italiane.

Ndërkaq jo vetëm mediat ndërkombëtare por edhe mjekë e ekspertë të fushës e kanë dorëzuar tashmë trofeun e kampionit të Europës. Për ta janë mjekët që i shpëtuan jetën futbollistit Eriksen. Profesor Gaetano Thiene sqaron se këtë herë mrekullia ndodhi. Ai e quan një mrekulli faktin që Eriksen është gjallë duke thënë:” Kapiteni Kjaer dhe mjekët duhen shpërblyer. Kapiteni i zhvendosi gjuhën ndërsa mjekët i bënë masazh kardiak duke bërë që zemra të rikthehej të pomponte”. Përveç lajmeve të mira një lajm i keq vjen nga Britania. Një ekspert kardiologjie bën me dije se nëse Eriksen ka pësuar arrest kardiak ai nuk mund të luajë më futboll sipas ligjeve në Itali. Gjithsesi diagnoza e saktë ende nuk është përcaktuar dhe e rëndësishme është që ylli i futbollit danez e kaloi pjesën më të vështirë. Federata Daneze sqaron se futbollisti është në gjendje të stabilizuar/ Përgatiti Andi Kapxhiu

1623575690_erikesen3.jpg

1623575704_erikesen2.jpg

 

I.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit: si te duket?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Kadilli: Berisha e Basha viktima të njëri-tjetrit, ish-kryeministri s'ka çfarë i jep më politikës, të shmangë përfshirjen e PD në 'betejën' për shpalljen 'Non Grata'