Eriksen fut në panik botën e futbollit, UEFA: Është në spital! Foto që jep shpresë për futbollistin e Danimarkës

Bota e futbollit është në ankth për Eriksen, por paniku i fillimit ka kaluar.

Mesfushori i Danimarkës që humbi ndienjat gjatë ndeshjes së Europianit kundër Finlandës është në spital, ndërsa UEFA ka sqaruar se ‘është në gjendje të stabilizuar shëndetësore’.

Futbollisti në minutën e 43 të ndeshjes u shtri në fushën e lojës pa patur asnjë kontakt dhe kjo solli panik tek të pranishmit. Doktorrët nxituan menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa futbollistit iu bë edhe masazh kardiak.

Kaq u nevojit që stadiumi të shpërthente në lot, ndërsa keq e ka përjetuar edhe gruaja e futbollistit që ishte në stadiumin e Kopenhagen. Futbollisti më tej la fushën me një barelë, ndërsa punëtorët e stafit mjekësor e mbuluan skenën me çarçaf.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:09
Danimarka e shokuar për Eriksen, Finlanda i merr tre pikët në Kopenhagen

Christian Eriksen ka bërë me zemër të gjithë dashmairësit e futbollit në botë. Mesfushori që është pjesë e Interit, në ndeshjen që kombëtarja e tij Danimarka zhvilloi kundër Finlandës për Euro 2020, humbi ndjenjat në fushë në fundin e pjesës së parë.

Kjo shkaktoi panik, por edhe lot në stadium, pasi gjendja e tij ishte shumë serioze. Pas një masazhi kardiak ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë që për disa minuta të gjithë mbajtën frymën dhe ishin sy e veshë nga Kopenhageni. Në fund lajmin që të gjithë e prisnin e dha UEFA, që njoftoi se futbollisti është në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Për shkak të kësaj ngjarje reagoi pothuajse e gjithë bota e futbollit, duke nisur nga Ronaldo dhe futbollistë të tjerë, të cilët kishin ose jo lidhje me mesfushorin danez.

Përsa i përket ndeshjes ajo u fitua 0-1 nga Finlanda. Goli u realizua në minutën e 60 nga Pohjanpalo, ndërsa Danimarka që përveç rezultatit ishte e shokuar nga Eriksen, humbi një penallti në minutën e 74.

Ora 21:08
Presidenti i federatës daneze: Eriksen i kërkoi kombëtares të kthehej në fushë kundër Finlandës

Vendimi për të rifilluar ndeshjen Danimarkë-Finlandë nga UEFA erdhi disi çuditshëm, pasi pakkush mund ta kishte mendjen te futbolli në një situatë si ajo që ndodhi me Eriksen.

Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka ardhur edhe një raportim tepër interesant. Një gazetar ka raportuar se mediat në Danimarkë shkruajnë se presidenti i federatës është shprehur:

‘Futbollistët kanë folur me kamër me Eriksen dhe ky i ka kërkuar që ndeshjen ta luajnë për të,’-tha Mollen.

Ora 20:23
Nga Ronaldo, Hakimi dhe ‘rasti i ngjashëm’! Bota e futbollit në këmbë për Eriksen

Ajo që ndodhi me Eriksen ka shokuar botën e futbollit dhe reagimet kanë qenë të shumta. Ndër të parët mund të përmendim Cristiano Ronaldo-n, i cili në rrjetët sociale shkroi:

“Mendimet dhe lutjet tona janë me Christian Eriksen dhe familjen e tij. Bota e futbollit qëndron së bashku duke shpresuar për lajme të mira. Po mbështetem të të gjej së shpejti në fushë, Chris! Qëndro i fortë!”-shkruan Ronaldo.

Edhe shoku i danezit te Interi, Achraf Hakimi, ka lënë një mesazh që plogështoi shumë njerëz. Ai ka publikuar një foto me Eriksen, ndërsa shruhej ‘të lutëm Eriksen’. Emojit e vendosur ishin disa persona që qanin.

Në morinë e këtyre mesazheve ai që bën më shumë përshtypje dhe që është një mesazh ndryshe nga të tjerët është edhe ai i ish futbollistit me origjinë kongoleze Fabrik Muamba. 33-vjeçari ka shkruar në Tëitter: “Të lutem zot” duke mbështetur Eriksen që të shërohet sa më shpejt.

Sigurisht në dukje një mesazh pa shumë rëndësi por pas këtij postimi ka një histori të ngjashme të ish-futbollistit kongolez, i cili në vitin 2012 kishte përjetuar momente paniku dhe që luftoi me jetën. Zemra e tij ndaloi për 1 orë e 18 minuta kur ai luante për Bolton kundër Tottenham.

Ora 20:08
Përjetimi i bashkëshortës së Eriksen, me lot në sy drejt fushës së lojës! Kapiteni i Danimarkës e ngushëllon

Padyshim ajo që e ka përjetuar më keq atë që ndodhi me Eriksen është gruaja e tij, e cila gjendej në stadiumin e Kopenhagenit për të ndjekur ndeshjen e Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës.

Menjëherë sapo bashkëshorti i saj u shtri pa ndienja në fushë ajo ka tentuar të futet në fushën e gjelbër. Rojet e sigurisë kanë tentuar fillimisht ta qetësojnë atë, por pasi mbërriti në fushën e lojës ajo është mbështetur nga futbollisti Kjaer dhe portieri Schmeichel.

Nga fotot duket bashkëshortja Sabrina Kvist Jensen, e cila vrapon me lot në sy drejt bashkëshortit të saj.

1623521477_g72.jpg

Ora 20:08
U ndërpre për shkak të Eriksen, UEFA: E kërkuan lojtarët, Danimarkë-Finlandë nis në orën 20:30

Ndeshja e Europianit mes Danimarkës dhe Finlandës, e ndërprerë për shkak të gjendjes shëndetësore të Eriksen, do të vazhdojë në orën 20:30. UEFA ka bërë një lajmërim si më poshtë:

“Duke ndjekur kërkesën e bërë nga futbollistët e dy skuadrave, UEFA ka vendosur që ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës të vazhdojë nga ora 20:30. Do të luhen fillimisht katër minutat e pjesës së parë, më pas do ketë 5 minuta pushim, për t’u kthyer më pas për pjesën e dytë.”

 

Ora 19:34
Shmanget tragjedia, Eriksen ‘gëzon’ futbollin! UEFA: Është në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore

Christian Eriksen është gjallë. Momenti më i madh i panikut ka kaluar dhe kjo është konfirmuar edhe nga UEFA. Institucioni që organizon ‘Euro 2020’ ka dalë me një lajmërim zyrtar ku thuhet se ‘Eriksen është dërguar në spital dhe gjendja e tij është e stabilizuar’.

 

Ora 19:23
Foto që jep shpresë, Christian Eriksen dërgohet me urgjencë në spital

Situata e mesfushorit danez Christian Eriksen u raportuar tepër kritike, por së fundmi mediat kanë publikuar një foto që jep shpresë për jetën e futbollistit.

Ai u rrëzua pa ndienja në minutën e 43 të ndeshjes me Finlandën, por momentet e para të panikut duket se janë kaluar. Eriksen është parë teksa lëviz gjymtyrët e tij, ndërsa për momentin ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

1623518616_1623518435foto.jpg

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki