Erion Braçe: 109 Gardistë ruajtën Berishën në Lezhë! Përse?

Deputeti i PS Erjon Braçe ka zbuluar dje përmbajtjen e një dokumenti të Gardës së Republikës që mban datën 7 Mars 2012 e që flet për sigurinë personale të kryeministrit Sali Berisha. Deputeti socialist thotë se "nga një dokument i Gardës së Republikës që mban datën 7 mars 2012, shoh se në Lezhë, ditën e përvjetorit të Kuvendit të Lezhës, Berisha paska patur frikë pa fund!". Në komentin e tij në profilin e tij në rrjetin social Facebook, nënkryetari i grupit parlamentar socialist Braçe zbulon se "e kanë ruajtur: 109 efektivë të Gardës; 24 oficerë dhe 85 nënoficerë, të gjithë anëtarë të Njësisë së Parë, Njësisë së Dytë, Njësisë së Tretë, Njësisë Speciale dhe Sektorit të Analizës. 109 efektivëve ju janë shtuar dhe grupet e shoqërimit personal të Sali Berishës e Jozefina Topallit! I gjithë ky batalion me roje, i transportuar me 19 mjete, ka shënuar vetëm: Ndërprerjen e energjisë elektrike për 8 minuta në aktivitetin e orës 13:00, shkaktuar nga një difekt në linjat ndërkombëtare!! Vetëm kaq shënohet në dokument!". Deputeti Braçe ngre pyetjen se nga kush dhe përse ka kaq frikë Sali Berisha? "Populli është i lumtur siç thotë ai. Populli e do dhe e voton në shumicë siç thotë ai. Kryeministër! Frika jote është shenjë e keqe! Frika jote po na kushton edhe më shumë para", thotë Braçe. Shqetësimi i i tij ka ardhur në mënyrë të vazhdueshme pas shpenzimeve të forta që kreu i qeverisë Berisha, sipas tij ka bërë me paratë e shtetit. Braçe, duke qënë një ndër kritiket më të fortë të Berishës për keqqeverisjen, abuzimin me paratë e qytetarëve shqiptare, denoncuesi kryesor i aferave, që sipas tij ka bërë Berisha, s'ndalet në akuzat e forta ndaj kryeministrit.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë