Erion Braçe: Qeveria tallet
me të përndjekurit

Erion Braçe: Qeveria tallet <br />me të përndjekurit
TIRANE- Dje janë zhvilluar debate të ashpra në komisionin e Ekonomisë lidhur me dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve. Tashmë kanë kaluar pesë vjet, nga tetë të planifikuar me ligj, që nga hyrja në fuqi e rregullave të reja në këtë drejtim. Por gjërat po lëvizin shumë ngadalë. Qeveria nuk ka asnjë faturë të saktë dhe as emrat e personave, ish-të persekutuar para viteve '90, që kërkon të shtojë në lista të reja, deklaron për Shqiptarja.com nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Braçe. Sipas tij, gjithshka të le të kuptosh se nismat e njëpasnjëshme qeveritare në këtë drejtim janë thjesht demagogji.
Zoti Braçe, pse nuk votuat pro projektligjit për ndryshime në shpërblimin financiar të ish-të përndjekurve, dje në komisionin e Ekonomisë? Pak ditë më parë, PS organizoi një tryezë me përfaqësues të kësaj kategorie...
Nuk mund të jemi dakord me trajtimin që i bëhet nga kjo qeveri kategorisë së ish-të përndjekurve. Përfaqësuesit e qeverisë parashtruan një propozim, duke kërkuar OK për trajtimin financiar me dy këste të personave që kanë kaluar moshën 85 vjeç. Ne mendojmë ndryshe, sikurse e thamë këtë edhe në tryezën tonë më parë. Duhet të shpërblehen personat nga 75 vjeç e sipër, me një këst të vetëm, nuk ka më kohë për këta njerëz. E bukura është që përfaqësuesit e qeverisë nuk janë në gjendje as të japin listën dhe as numrin e personave që janë mbi 85 vjeç. Dikush nga deputetët e mazhorancës foli për 400 vetë, por ne kemi një shifër tjetër, rreth 50-60 vetë. Propozimi ynë u jep të drejtë shumë më tepër njerëzve.
Po pse nuk ishte dakord mazhoranca me propozimin tuaj?
Sipas tyre, një pagesë e tillë bllokon procesin, pasi për këtë vit në buxhet janë parashikuar vetëm 1.7 miliardë lekë si fond për të përndjekurit. Unë mendoj se, pavarësisht nga kjo, qeveria le të gjejë fonde në buxhet, duke kursyer në vende të tjera, e të mbyllë një kapitull të dhimbshëm.
Për çfarë tjetër patët mospërputhje mendimesh?
U propozua një amendim, që e shtrinte veprimin e ligjit për dëmshpërblimin deri në tetor 1944, nga fundi i nëntorit, që ishte më parë. Edhe në këtë rast, nuk pati asnjë emër, asnjë listë, por ne dyshojmë se kjo është një lojë për të shpërblyer bashkëpunëtorë të pushtuesve.
Për sa persona bëhet fjalë në këtë listë shtesë?
Me sa na thanë, duhet të jenë rreth 30 vetë të pushkatuar në periudhën e fundit të luftës, por ende për këtë kategori qeveria nuk ka të dhëna.
Ishte shtuar në këtë projektligj ideja e fundit e kryeministrit për të përfshirë personat që kanë vuajtur në spitale psikiatrike dënime të karakterit politik?
Aspak. Berisha e hodhi këtë ide ndërkohë që amendimet kishin ardhur në Kuvend. Mund të pritet që më pas të na kërkohet të diskutojmë sërish amendime të reja, që duket qartë se bëhen për të fituar kohë, ndërkohë që qeveria bën sikur zgjidh probleme. Ndërkohë, shpikin nënkategori të reja, që nuk ishin dëgjuar më parë, si persona që kishin qenë në kampe internimi me tela me gjemba dhe persona që kishin qenë pa tela me gjemba, e të tjera si këto.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet