Erion Braçe: Shkatërroi
strukturat, të ikë Blendi Klosi

Erion Braçe: Shkatërroi <br />strukturat, të ikë Blendi Klosi
Erion Braçe ka akuzuar publikisht në facebook sekretarin organizativ të Partisë Socialiste Blendi Klosi si një provokator të qëllimtë.

“Sot në PS nuk janë kryer zgjedhjet e drejtuesve të PS në 117 njësi vendore ku është e organizuar partia. Pra, në më shumë se një të tretën e tyre. Dhe kjo gjë ka ndodhur duke nisur edhe nga kryeqyteti i Shqipërisë dhe PS, Tirana. Zgjedhjet në PS janë mbajtur javë të tëra para kongresit të PS. Në këto njësi nuk u mbajtën në periudhën normale e nuk janë mbajtur as dy muaj pas kongresit duke paralizuar veprimtarinë e PS atje” thotë Braçe në statusin e tij në facebook. Deputeti socialist, i cili “është rebeluar” kohët e fundit edhe me delegimin e anëtarëve të kryesisë nëpër qarqe ka akuzuar si përgjegjës për këtë situatë sekretarin organizativ të PS dhe drejtues politikë të PS në kryesi, Asamble dhe degët lokale të PS të ngarkuara për këto zona.

“Problem në këtë parti nuk është zëvendësueshmëria e pamotivuar, por mungesa e përgjegjësisë ndaj detyrës dhe analiza e përgjegjësisë së gjithësecilit. Nëse flasim për “zëvendësueshmëri” i pari i zëvendësueshëm duhet të jetë sekretari organizativ në PS. Pastaj me radhë të gjithë ata drejtues politik të çdo niveli që kanë krijuar gropa të tilla në veprimtarinë partiake por edhe elektorale” thote Braçe në statusin e vet në facebook. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime