Erion Braçe e thotë troç: Të gjithë, po të gjithë dështuam të ndërtojmë tregje konkurruese, 90% kontrollohet nga 2-3 kompani

Erion Braçe e thotë troç: Të gjithë, po të gjithë dështuam të ndërtojmë tregje konkurruese, 90% kontrollohet nga 2-3 kompani

Erion Brace

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se në këto 30 vite të gjithë kanë dështuar që të ndërtojnë tregje të hapura, të lira dhe konkurruese.

Reagimi i Braçes, erdhi pas një video të shpërndarë në mediat sociale, ku socialisti shfaqet duke bërë fushatë politikë ne vitin 2013, dhe ku premtonte naftë pa akcizë, plehra kimike pa TVSH, si dhe ushqime pa TVSH.

Teksa i ka analizuar një më nga një premtimet, Braçe pranon se ushqimet pa TVSH janë një premtim i pambajtur, por një angszhim i tillë sipas tij është efektiv në tregje të hapura, të lira, konkurruese dhe jo në tregje të përqendruara, ku çmimet caktohen nga një grusht biznesmenësh.

Braçe shkruan se në çdo treg produkti apo shërbimesh, ka 2,3, 4 kompani që kontrollojnë tregun, bashkërendojnë sjelljen, caktojnë çmimet, ndajnë fitimet për vete e kurrë për konsumatorin. Më tej Braçe tha se ndodh që në atë treg ka 10 kompani, po 90% e tregut e kontrollojnë dhe gëzojnë 2-3 kompani.

Postimi i plotë:

PO NUK NDRYSHOVE KURRE MENDJE, NUK NDRYSHON ASGJE!

Per shkak te nje KUFOME qe flet ne Kuvend, e gjithe zarbemedia qe paguhet prej tij, klienteve te tij, sponsorve te pushtetit te hamendesuar te tij, kjo video mu postua ca here ne inbox.

Natyrisht, per shkak te popullimit te zarbemedias me te paditur, analfabete funksionale, idiote epike, thashe ti le te gezojne vulgun me te;

Por kjo kulture sipas te ciles idioti eshte i zgjuar, i padituri eshte moralist, injoranti eshte gjykates e te gjithe ne nje sulmojne, fyejne, shajne, poshterrojne, DUHET ZHBERE, duke nisur nga parate e tyre te ndyra.

Kaq per ta;

Nderkohe per shqiptaret qe ju ka bertitur ne fytyre ky takem, dua te sqaroj:

1. Nafta pa Akcize per bujqesine (angazhim ne Divjake), jo vetem eshte premtim i mbajtur, por I TEJKUAR kur ju kemi dhene bujqeve NAFTE PA LEKE per siperfaqen e tokes se punuar, mbjelle, kultivuar;

2. Plehrat Kimike, Farerat, Fidanet, Makinerite e Paisjet Bujqesore etj PA TVSH, eshte premtim plotesisht i mbajtur prej disa vitesh per cdo bujk kudo;

3. Ushqimet pa Tvsh, eshte nje angazhim i pa mbajtur;

UNE NUK FSHIHEM, JAM KUNDER TIJ SOT.

Nje angazhim i tille ka kuptim, ka vlere, eshte efektiv e ndikon ne uljen e cmimeve, ne tregje te hapura, te lira, konkurruese, jo ne TREGJE TE PERQENDRUARA, KONTROLLUARA E KU CMIMET CAKTOHEN NGA NJE GRUSHT BIZNESMENESH;

Ne te tilla, uljen e tatimeve e taksave e fitojne keta, ASFARE NJEREZIT!

Po ua them troc:

NE 30 VITE TE GJITHE, PO TE GJITHE, DESHTUAN E DESHTUAM TE NDERTOJME TREGJE TE HAPURA, TE LIRA E KONKURRUESE!

Ne cdo treg produkti apo sherbimesh, ka 2, 3, 4 kompani qe kontrollojne tregun, bashkerendojne sjelljen, caktojne cmimet, ndajne fitimet per vete e kurre per konsumatorin;

Ndodh qe ne ate treg ka edhe 10 kompani, por 90% te tregut e kontrollojne dhe gezojne 2-3 kompani!

NJE EKONOMI E TILLE NUK ESHTE EKONOMI E TREGUT TE HAPUR, TE LIRE E KONKURRUESE!

4. Energjia Elektrike pa TVSH apo me TVSH TE REDUKTUAR-sic ka qene angazhimi ne program, mbetet nje opsion, por vec per kategori ne nevoje, me te ardhura te vogla apo ndihme ekonomike; gjithnje brenda nje pakete te plote NDIHME qe perfshin kujdesin shendetesor etj.

Kaq kete here!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jurist: 11/10/2021 03:38

    Po ti paske bere zbulim jo shaka . Ju u zhgryet si derra te kenaqur ne llumin qe la Berisha. Me vjen keq , ky qenka Shqiptari i fundit qe e ka kuptuar ca po ndodh. Ketu po iken gjithe truri se ju nuk late hapsire as te ushqehen jo me te krijojne familje , i bete Shqiptaret qe te presin prap shpetim te Berisha . Film i pare ky Brace , po kujdes se po u ngriten dhe njehere si ne '97 pronat tuaja do rafshojne. Iku dhe ky shtator bashke me Llallen te shohim tjetrin. Nuk ka njeri qe nuk e ka kuptuar qe PD,PS,LSI Jane nje ndermarje me drejtor Sorosin.

    Përgjigju
  • Iris: 11/10/2021 00:34

    Tregjet e rregullojne vete veten e tyre,por ju keni deshtuar me ligjet e anti-trust,dhe ato te cmimeve.Edhe Amerika dikur ka patur probleme me trustet dhe cmimet,por ata kishin ligje te forta dhe njerez qe kishin vullnet t'i vinin ne zbatim.Dikur njerez si Rockefeller,Du pont,Carnegie,J.P.Morgan,etj benin ligjin,jo vetem literalisht,per cfare vendosej ne Kongres,por edhe kush zgjidhej nga kongresist deri te president.Vendosnin per cmimet,per kompanite e vogla e te medha,cilen do groposnin e cilen do gllaberonin.Por shteti ne fund u tregua me i forte,i detyroi te hiqnin monopolet,i detyroi te copetoheshin,etj dhe sot,jo qe trustet nuk lejohen se shkon ne gjyq,por edhe cikerima te tilla si cmimi p.sh.i qepes eshte i ndryshem nga nje supermarket ne tjetrin,sepse nuk te lejojne ligjet t'a vesh kudo njesoj dhe cmimi i benzines jo vetem ndryshon ne cdo stacion gazi,por dhe brenda stacionit,sipas llojit vjen me tre cmime e ndryshon,ulet e ngrihet gati cdo dite.Kurse ju edhe kur i moret ne pergjegjesi kompanite e miellit,per rregullimin e cmimit,megjithese e pranuat qe ishte shkelje,prape s'ishit ne gjendje te vinit dhe nje gjobe mizerabile kunder tyre,jo me teper.

    Përgjigju
  • D.D: 10/10/2021 22:21

    O Çerri Braçe a ishe ti në qeveri deri para disa muajsh?Ti ishe zv. KM o çerri Ramës.mos llap masi ikën nga qeveria se ti pjes e pisllikut je. Na honksh të gjatin o i shkurtri PS

    Përgjigju
  • dres: 10/10/2021 20:58

    rroft enver hoxha, te gjith te tjeret jan dezertore manipulatore dhe kriminelr

    Përgjigju
  • Oli: 10/10/2021 20:21

    He mo rri ti mistrec. Ke inat qe Veliaj u be 007 dje ďhe nuk ta vari.

    Përgjigju
  • redi: 10/10/2021 20:11

    Mire qe kemi sektor publik ne energji ,se po ti kishte te gjithe privati do ishin cmimet monopol.Brace peivatizimi i aseteve publike strategjike si hidrocentrale dhe nafte do sjelli me shume kriza energjetike.Rama po nuk diversifikoi energjine ,dhe po nuk beri revolucion ne Albpetrol ,Shqiperia do kete dhe me shume probleme .Dy sektor jane lene mbas dore; nga te gjitha qeverite ,sistemi hekurudhor dhe sektori i naftes qe do sillte miliarda te ardhura per buxhetin e shtetit

    Përgjigju
  • Lui: 10/10/2021 19:14

    Jemi rikthyer ne vitet e para luftes te dite boterore. Dhe atehere 2-3 familje kishin ne pronesi 60-70% te Shqiperise. Verlacet, Vrionasit, dhe Toptanet. Dmth u kthyem ne feudalizem. Para komunizmit shisnin neper tregje, e neper rruge. Erdhi komunizmi beri revolucion shoqeror duke e vendosur dhe femren si te barabarte e duke i dhene te drejta njesoj si meshkujve, tani prap u kthyem ne feudalizem edhe si mentalitet ku filluan me ferexhe, me shami ne koke, deri duke i vrare. Dmth beme nja dy hapa para dhe pastaj beme nja 10 mbrapa. Te na rroje demokracia qe na solli Saliu.

    Përgjigju
    • Demokrati: 10/10/2021 21:40

      Saliu kokrra e komunistit te solli demokracine?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?