Erion Isai: As te Garda, as te Kopshti Zoologjik! Teatri i Kukullave të bëhet tek Piramida

Mëngjesi i sotëm në studion e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv është përfshirë nga debati, kjo pas anoncimit të një inserti ku kryeministri Rama ishte shprehur se Teatri i Kukullave është një karakatinë që na turpëron përpara fëmijëve tanë e se uronte dhe besonte që deri në fund të këtij mandati qeverisës do të hapen  themelet  e  Bibliotekës  së Re Kombëtare dhe të teatrit të ri të fëmijëve pranë Gardës.

I ftuar në studion e "Rreze Dielli", drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare Kulturore të Fëmijëve, Erion Isai ka dhënë mendimin e tij përballë kësaj deklarate të kryeministrit, por edhe të kryebashkiakut Veliaj i cili ndan të njëjtin mendim me Ramën për sa i përket zhvendosjes së mundshme të Teatrit të Kukullave. Vet Veliaj në një emision televiziv ka dhënë idenë e vendosjes se Teatrit të Kukullave në ambientet e Kopshtit të ri Zoologjik. Isai tha se ai do të propozojë si godinë të re Piramidën, nga ku mund të pozicionohen edhe 2 salla, ndërsa Teatri aktual që gjendet përballë Muzeut Kombëtar duhet të vazhdojë rrugëtimin e tij historik si parlamenti i parë shqiptar.

Unë jam drejtor i përgjithshëm i QKKF dhe Teatrit Kombëtar të Kukullave, dhe jo i godinës. QKK ka qenë një bodrum tek 21-shi dhe sot është nga të rrallat godina me kushte në ambientet e reja në kinostudio. Po të pyesësh prindërit pakënaqësia e parë është kapaciteti i sallës dhe kushtet e sallës.

Dua ta përjashtoj nga kjo bisedë historinë e godinës, sepse unë nuk mund të vendos për godinën. Nga ajo ç'ka unë lexova nga deklarata e kryeministrit bëhet fjalë për zhvendosje të institucionit të Teatrit të Kukullave dhe jo prishje të godinës. Ky është leximi im. Në do mendimin tim personal është po ky.  Që godina duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj historik si parlamenti i parë shqiptar, pra për tu ndërtuar si muze në pronësi të bashkisë Tiranë ku turistët ta kenë si një pikë tjetër të shtuar të vizitës në Tiranë dhe Teatri i Kukullave do prapë një godinë tjetër të re. Veliaj e ka dhënë si mundësi për ta çuar te Garda, kurse unë kam shprehur si mundësi që Teatri i Kukullave dhe QKKF të zhvendoset tek Piramida ku në idenë time mund të kemi 2 salla teatri. Por këto janë të gjitha diskutime. Edhe kryetari i bashkisë po ta thotë që është një ide, dhe kur një ide zhvillohet mblidhen ca grupe interesi dhe diskutojnë të gjithë që nga arkitektura apo trendet e zhvillimit të Tiranës. Pra në bindjen time personale godina duhet të vazhdojë rrugëtimin e vet historik. Unë nuk e kam shok kryeministrin, as mik dhe nuk e di qasjen e tij me godinën. Kryeministri ka qenë në teatër vetë si publik me bashkëshorten dhe djalin e vet  dhe çfarë përqasje ka, unë nuk e di, por di të të them që karrigia ku ishte ulur ishte copë copë.

Erion Isai, drejtor i QKKF

Erion Isai në studion e "Rreze Dielli"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durres: 02/04/2019 16:20

    O zogu.po ku ven ke pa ti neurop qe e ka mes qendres kopshtin qe do ti.o buf

    Përgjigju
  • Populli: 02/04/2019 13:48

    Piramida po te kishte mbajtur destinacionin per te cilen u ndertua do te ishte nje akstraksion turistik ashtu sic jane edhe muzeumet e tjera ne vendet e ndryshme si Muzeu i Ataturkut Shtepia e Luleve qe pasqyron jeten e J.B. Titos qe vizitohen nga mijera turiste dhe ku perfirimet jane te medha.

    Përgjigju
    • Sakte: 02/04/2019 15:18

      Sh.drejte,fiks fare!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur