Erion Luçi: Paketa fiskale do
​të përmirësoj TVSH-në

Erion Luçi: Paketa fiskale do<br />​të përmirësoj TVSH-në<br>
Zvëndës ministri Erion Luçi ka folur për Report TV lidhur me paketën e re fiskale.

Ka thënë se do të ketë rritje të pagave për disa fusha, si ajo shëndetësisë, arsimim, kjo rritje do të bëhet në muajin prill.

Ne synoj se me këto ndryshime të ndërgjegjsojm biznesin të lëshoj kuponin tatimor. Këto ndryshime fiskale synojnë të ndihmojnë biznesin.

Fjala e plotë:

Rritja e pagave do të nisi në mesin e vitit, në shëndetësi, arsim, për tu dhënë këtyre sekrorëve një rritje cilësore në aspektin e prurjes, pra rritjes së cilësisë, pas problemeve që ka kaluar vitet e fundit.

Rritja e pagave lidhet me forcimin e funksionit që do të bëj qeveria në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë. Edhe me sektorin privat mund të mbajmë një konkurrencë, do ta mbajm këtë investim të madh që është bërë për mjekësinë dhe arsimin. Fryma e re fiskale shkon në drejtim forcimit të kulturës anti-informalitet.

Nuk ka ndryshim taksash edhe pse duken sikur janë rritur por janë rregullatore dhe nxitse për rregullimin e tregut.

Produkti brendshëm bruto është me 28 %, duhet thënë që është një nivel goxha i lartë. Në aspektin e zgjerimit të TVSH, synojmë të rrisim kontrollin e zgjerimit të paketës së TVSH-së, nuk ka asnjë synim për të rënduar bizneset por kemi synim ti ndihmojmë, është synim për të ulur informalitetin.

Nuk preket biznesi i vogël por futja në skem e një baze më të madhe, kemi 20 000 biznese të mëdhaja ,të cilat intereaktojn me 18 000. Rritja me 11 000 biznese, është për ta bërë pak më të kapshme, të lehtë për tu kontrolluar biznesi.

Lëshimi i kuponit tatimorë ishte një arritje e madhe për ne. Informaliteti në fazën e parë ka patur një lëvizje për biznesin e vogël dhe të madh, një pjesë e bizneseve që do futen në skemë, kanë filluar të raportojnë që tani.

Qëllimi është që të rritet raportimi, për këtë po diskutohet tani që të paguajn, TVSH-në, është e inkorporuar në sistem. Ne synojmë që këto biznese të ndërgjegjësohen, të lëshojnë rregullisht kuponin tatimorë.
 
Do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, edukatorë. Me paketat fiskale, ne synojmë që përsëri pas vitit të dytë nuk shikohet ndryshim taksash, rritjen e të ardhurave e shikojmë deri në 28 %, ne synojmë të rrisim kontrollin e piramidës së taksave.

Lëshimi i kuponit tatimorë ishte një arritje e madhe. Me fazën e parë të informalitetit pati një ndryshim te bizneset. Këtu diskutohet që të rritet raportimi, të lëshohen faturat për mbylljen e TVSH-së.

Qeveria ka krijuar dy forume relativisht të konsoliduara, konsultimet mbeten pak mbrapa, por themi se është bërë një rritje pozitive. Një pjesë e bizneseve dërgoj sot në parlament pikëpamjet e saja, lidhur me buxhetin.


Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin