Erion Osmanaj: Të rinjtë, prioriteti 
 strategjik i kompanisë "OSHEE"

Erion Osmanaj: Të rinjtë, prioriteti <br /> strategjik i kompanisë "OSHEE"
TIRANE - OSHEE (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) i cili ndodhet në fazën e rimëkëmbjes përmes ndryshimeve, jo vetëm në aspektin ekonomiko-financiar, por edhe të burimeve njerëzore, duke riorganizuar strukturat sipas standardeve më të fundit bashkëkohore, ofroi 117 vende vakante, në pozicionet inxhinier dhe elektriçist. Ajo çka ne pamë gjatë Panairit të Punës, ishte orientimi i të rinjëve drejt këtij profesioni dhe dëshira për të pasur një vend pune të sigurt.

Në një intervistë për “Shqiptarja.Com”, Drejtori i Burimeve Njerëzore, Erion Osmanaj na tregon hap pas hapi se, integriteti, përkushtimi dhe përgjegjshmëria janë shtyllat kryesore për realizimin e misionit për t’iu krijuar hapësira pune të rinjëve. OSHEE, jo vetëm gjatë Panairit të Punëismit, por prej një periudhe të gjatë kohore po trajton me vëmendje maksimale ngritjen e kapaciteteve të administratës, për të qenë në një linjë me objektivat e rimëkëmbjes së sektorit. Ndërkohë, shoqëria ka lidhur disa marrëveshje me sektorin e arsimit për të rritur nivelin e kualifikimit profesional, si për stafin aktual të OSHEE-së, ashtu edhe për brezin e ri që do të jetë pjesë e ekipit!
 
Panairi i Punës 2015”, organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit na solli edhe pranë kompanisë OSHEE. Cilat janë objektivat e kompanisë duke parë dhe vështirësit e tregut të punës?
Kompania Operatori i shpërndarjes i Energjisë Elektrike në lidhje me punësimin ka dinamika zhvillimi shumë të shpejta. Pra, në qoftë se ne para ca kohësh kishim 117 vende të lira pune në të gjithë Shqipërinë, duke përfshirë pozicionin inxhinier dhe elektriçist të mesëm, numri lëviz gjatë gjithë kohës, por ne kemi marrë atë shifër që dhe shpallëm në panair. Nga ky numër, 78 janë elektriçist të mesëm dhe pjesa tjetër janë për kategorinë inxhinier. Ky panair na jep mundësinë që ne të përthithim sa më shumë aplikime vende për punë, që më vonë të futesh tek faza e selektimit dhe intervistimit për përzgjedhjen e më të mirëve.
 
Pse jeni fokusuar pikërisht tek të rinjt?
Realisht diskriminim moshe në Burimet Njerëzore nuk kemi, por duke u nisur nga disa statistika ku mbi 58 % të punonjësve të profesionit Inxhinier Elektrik dhe Elektriçist të Mesëm janë në grup moshën 55-65 vjeç, realisht ne jemi të shqetësuar. Përthithja e të rinjëve është domosdoshmëri për kompaninë tonë në këto momente. Sipas parashikimit tonë në 5 vitet e ardhshme, do të lirohen më shumë se 1500 vende pune vetëm nga daljet në pension dhe largimet e punonjësve për arsye të ndryshme, kështu qëm përthithja e të rinjëve dhe kalimi nga një gjeneratë tek gjenerata tjetër e eksperiencave të punës do të ishte një domosdoshmëri për kompaninë OSHEE në këto kushte.
 
Si qëndron raporti me arsimin profesional dhe atë të lartë, duke parë dhe kerkesat që të rinjtë kanë për të siguruar një vend pune?
Kompania po trajton me vëmëndje maksimale ngritjen e kapaciteteve të administratës, për të qenë në një linjë me objektivat e rimëkëmbjes së sektorit. Së fundmi, shoqëria ka lidhur disa marrëveshje me sektorin e arsimit për të rritur nivelin e kualifikimit profesional, si për stafin aktual të OSHEE-së, ashtu edhe për brezin e ri që do të jetë pjesë e ekipit tonë! Ne kemi lidhur dy marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, ku të gjithë të rinjtë që diplomohen në sistemin Bachelor dhe Masterin Shkencor t’iu krijojmë hapësira punëismi, por gjithashtu kemi dhe një marrëveshje të rëndësishme me Ministrinë e Mirqenies Sociale dhe Rinisë dhe kompanisë OSHEE për zhvillimin e praktikave mësimore të gjithë studentëve të profesionit Elektrik, të kryejnë praktikat mësimore pranë kompanisë tonë, ku në këtë rast veç formimit profesional që gjatë studimeve, na krijohet mundësia të zgjedhim talentët më të mira të Arsimit Profesional Publik. Duhet të theksojmë se, Arsimi Profesional Publik në vitet e fundit ka marrë një rëndësi të veçantë, duke iu krijura të rinjëve hapësira punësimi. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje të gjithë të rinjëve që kanë mbaruar ciklin 9-vjeçar ose arsimin e mesëm, i gjithë sistemi elektroenergjitik shqiptar ka shumë nevojë.
 
Cilat janë politikat afatgjata që ndjek kompania, pasi ju theksuat se në 5-vjeçarin e ardhshëm do të krijohen hapësira punësimi?
Si politika afatgjata, realisht ne i kategorizojmë në dy klasa; Klasa e parë është zhvillimi i stafit aktual të OSHEE-së, pra pas katër vitesh, ne sot kemi një planifikim trajnimesh për zhvillim e stafit aktual, kjo është shumë e rëndësishme. Klasa e dytë, marrjet e reja në punë që plotësojnë të gjitha kualifikimet dhe trajnimet që disponon OSHEE për të qenë një punonjës ideal në të ardhmen.
 
Theksuat se, strategjia e kompanisë është ti ofrojë punëdhënësit besushmëri. A është ky një faktor kyç në tregun e punës?
Panairi i Punës është vendi ku bashkohen të gjithë aktorët e tregut të punës, ku konkretizohet përpjekja e punëdhënësit dhe punëmarrësit për të gjetur mënyra të vlefshme të plotësimit të vendeve të lira të punës. Ne zhvillojm anketa të vazhdueshme edhe me studentët që ndjekin arsimi profesional edhe me studentët e inxhinierisë për të kuptuar më mirë se ku qëndrojnë problematikat dhe dëshirat e këtyre studentëve për tu punësuar. Gjëja e parë që bie në sy, është një nivel mosbesimi që është krijuar ndër vite; “Punë fillojnë vetëm ata që kanë miq apo të njohur”. Realisht në kushtet që ka Shqipëria mbetet e vërtet, por ne jemi duke punuar dhe kemi përzgjedhur në testimet e fundit dhe në rekrutimet gjatë 5 muajve të fundit, studentët më të mirë. Këta të rinj duhet ti drejtohen kompanisë dhe të kenë besimin që do të punësohen, sigurisht pasi të plotësojnë të gjithë kualifikimet arsimore.
 
Cilat janë kriteret e pranimit për të siguruar një vend pune?
Kriteret e pranimit për pozicionin e Inxhinierit Elektrik; duhet të jetë diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, Master Shkencor dhe Profesional, eksperienca është e domosdoshme, por ka raste kur ne shikojmë studentë të rinj që kanë kryer praktikën mësimore pranë kompanisë sonë, kanë pasur një rritje profesionale e cila përkthehet edhe në një vend pune të sigurt. Një kriter i rëndësishëm është edhe komunikimi, pasi një pjesë e madhe e pozicioneve të punës lidhen direkt me cilësinë e shërbimit që ne kemi me qytetarët. Inxhinierët, elektriçistët e prerjeve, lexuesit, specialistët e kujdesit ndaj klientit janë fytyra e kompanisë në marrdhënie me qytetarët. Kur arrihen pritshmëritë tona dhe ata vlerësohen më shumë! 

Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) dt 7 Maj 2015

Redaksia Online
d.b/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG