Erion Veliaj flet për raportin me Tahirin, Xhafajn dhe gabimin e Edi Ramës

Erion Veliaj flet për raportin me Tahirin, Xhafajn dhe gabimin e Edi Ramës

Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë mbrëmë në emisionin Debati nga Roland Qafoku ku ka folur për punën e tij si kryebashkiak por edhe për raportet brenda PS. Veliaj ka folur për raportin me Tahirin, Xhafajn dhe Edi Ramën duke treguar edhe një anë për të cilën mendon se kreu i qeverisë e ka gabim.

Veliaj hodhi poshtë zërat se mes tij dhe Tahirit ka pasur një konkurencë duke thënë se ata të dy kanë profile të ndryshme dhe uroi që ai të fitojë procesin gjyqësor në të cilin ndodhet aktualisht.

Zoti  Veliaj, cili është mendimi juaj për  atë që i ndodhi Saimir Tahirit?

Saimiri ka një proces në gjykatë, një gjë që unë nuk kam bërë kurrë është, që unë të fus hundët se cfarë pretendojnë gjykatat e këtij vendi. Edhe për veten time, për cdo gjë kam shkuar në gjykatë. Kam fituar 8-0 të gjitha gjyqet për shpifje ndaj meje.

Uroj shumë që dhe Saimiri  të fitojë. Ai nuk ka qenë asnjëherë konkurrenti im brenda PS, kjo është e gjitha një legjendë urbane.

Kemi pasur një marrëdhënie shumë korrekte në qeveri, sigurisht në profile shumë të ndryshme  kështu që ato dy vite që unë kam qenë në qeveri, kemi pasur një raport shumë korrekt dhe secili në ngastrën e vet.

Marrëdhëniet tona personale kanë qenë të shkëlqyera. Pasi ndodhi kjo, kam komunikuar, jemi dhe komshinj. Kjo historia e rivalitetit dhe debatit, kanë qenë të gjitha legjenda urbane.

Nuk mbaj mend të kemi debatuar ndonjëherë.

Shpesh herë kemi bërë batuta me njëri- tjetrin për këtë konkurrencën, që më shumë e ëndërronin të tjerët sesa ekzistonte.

Për Fatmir Xhafajn:

Ne kemi cdo fund viti 24 seanca dëgjimore për buxhetin e Bashkisë së Tiranës në të 24 njësitë me deputetin përkatës. 

Zoti Fatmir Xhafaj përvecse një ministër që ka bërë një punë të shkëlqyer për ta sjellë policinë akoma më lart, është edhe deputet i njësisë 10. Ai dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm, jo  si deputet. 3-4 ditë pas dorëheqjes së tij ishte dëgjesa në palestrën e shkollës Qemal Stafa.

Ai kishte datën e tij, do ishte mëkat po të mos kishte ardhur, se i bie që ngatërroi punën e tij si ministër me punën e tij si deputet. Kjo ja rrit më tepër vlerat.

Për gabimin e Edi Ramës:

Do të doja që Rama të ishte më i rreptë dhe më i vendosur por ai ka këtë zgjedhje. Do që ti dëgjojë të gjithë.

Ne kishim këtë historinë më debatin për universitein, këtë të fundit. Edi i trajtonte rektorët si shenjtorë. i them unë: prit ore se si c’me kërkohet mua llogari, duhet ti kërkohet dhe një rektori. Rektori duhet të më thotë, ore si ziheni ju për tendera rojesh.

Unë kam qenë i mendimit që Edi Rama ka një reputacion mbi të vërtetën dhe mbi normalen që është shumë i rreptë dhe autoritar, se në fakt me ca njerez duhet me qenë pak më i rreptë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin

Ardian Ismajli refuzon rinovimin, Napoli e merr në janar! Empoli gjen zëvendësuesin