Erion Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit”
këngëtares së njohur Bebe Rexha

Erion Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit”<br />këngëtares së njohur Bebe Rexha
Kryebashkiaku i Tiranës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” këngëtares së njohur shqiptare, Bebe Rexha, në një pritje të organizuar në Bashkinë e Tiranës, si dhe i shprehu asaj mirënjohjen për ardhjen në kryeqytetin e Shqipërisë.
 
Gjithashtu, Veliaj nderoi me simbolin e “Kullës së Tiranës” Dj e famshëm anglez, Fatboy Slim (Norman Cook), i cili me muzikën e tij është i njohur në Shqipëri që nga vitet 1990.
 
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se ndihej shumë i lumtur që mirëpriti dy yje të muzikës botërore në Tiranë, dhe se në një vit kryeqyteti i Shqipërisë është kthyer në një ndalesë të rëndësishme për këngëtarë të famshëm botërorë.
 
Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare, ishte e fundit që vizitoi Tiranën duke performuar në sheshin “Nënë Tereza”.
 
Bebe Rexha dhe DJ i famshëm anglez, Fatboy Slim performuan në mbrëmje në sheshin “Nënë Tereza” për mijëra të rinj në festivalin “Electronic Beats” organizuar nga “Telecom Albania”.
 
veliaj dhe bebe rexha
veliaj dhe bebe rexha
veliaj dhe bebe rexha
veliaj dhe bebe rexha
 Foto të tjera..


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë