Erion Veliaj: Tirana si Londra
do ketë Kryebashkiak të Natës

Erion Veliaj: Tirana si Londra<br />do ketë Kryebashkiak të Natës
Për të promovuar mundësitë që ofron kryeqyteti, jo vetëm gjatë ditës, por edhe në orët e natës, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Tirana, duke filluar nga janari, do të ketë një person përgjegjës, që do të quhet Kryebashkiaku i Natës.
 
Siç ndodh në Amsterdam, në Zyrih apo në Londër, ai do të merret vetëm me promovimin e ekonomisë së natës. Kemi premtuar një qytet që punon me tre turne, por edhe që jeton me tre turne. Në shumë prej vendeve të botës ekonomia e natës, pra e festave, e lokaleve, gjeneron pafund të ardhura dhe vende pune kryesisht për të rinjtë, studentët.
 
Ndaj, duam që kjo të ndodhë në mënyrë të përgjegjshme, të ketë një kryebashkiak nate që rri zgjuar në turnin e tretë dhe menaxhon vetëm këto lloj aktivitetesh. Promovon ekonominë, e cila njihet si ekonomia e turnit të tretë, për t’u siguruar që jo vetëm qyteti jeton 24 orë, por për t’u siguruar gjithashtu për sa më shumë punësime e sa më shumë maksimizojmë orët e ditës dhe hapësirat e qytetit për ekonominë e njerëzve tanë dhe të rinjve që jetojnë në Tiranë
”, tha Veliaj.

[gallery]19849[/gallery]
 
Ndërkohë, që falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës, 22 gra kanë mundur që sot të kenë bizneset e tyre në kryeqytet, duke punësuar veten, por edhe duke krijuar mundësi për t’u punësuar me dhjetëra të tjerë.
 
Është finalizuar kështu me sukses Fondi për Gratë Sipërmarrëse, si një nismë e Aleancës së Grave të Këshillit Bashkiak, për të cilin për herë të parë Bashkia Tiranë miratoi një fond 6 milion lek për mbështetjen e sipërmarrëseve gra nga 18 deri në 60 vjeç.
 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi një prej këtyre bizneseve, e cila ofron guidë turistike për vizitorët e qytetit, duke promovuar pikat më të mira turistike.
 
Ndërsa, falenderoi sipërmarrëset e këtij biznesi që aplikuan për t’u bërë pjesë e këtij fondi, kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia do të vijojë të mbështesë politikat që sjellin, jo vetëm hapjen e bizneseve nga grupe vulnerabël, por edhe që krijojnë punësim në Tiranë.
 
Kemi dhënë 22 grante për 22 kompani që drejtohen nga zonja dhe zonjusha. Besojmë se në këtë qytet është e rëndësishme që bashkia të zgjedhë aleatët e vetë dhe aleatë të bashkisë janë ata njerëz që punojnë dhe që i hapin punë vetes në kuptimin më të mirë të fjalës”, tha Veliaj.
 
Në vijim të nxitjes së hapjes së bizneseve të reja, por edhe të rritjes së punësimit, kryebashkiaku i Tiranës bëri të ditur se shumë shpejt do të shpërndahet një fond i ngjashëm edhe për të gjitha bizneset që hapen nga të rinjtë deri në moshën 35 vjeç.
 
Ndaj, ai ka ftuar të gjithë studentët apo ata djem dhe vajza që kanë një ide për të hapur një aktivitet që sjell punësim të aplikojnë për të qenë përfitues e këtij fondi të ri.
 
“Do të vazhdojmë jo vetëm në 22 kompanitë e para, por edhe me mbështetjen e të rinjve. Do të hapim edhe një garë tjetër, e cila deri në fund të muajit pret konkurrente, biznese që kanë filluar nga të rinjtë, pra start-up-et, dhe besoj se duke vendosur bashkinë në krah të njerëzve të punës, shtojmë fuqinë që këto kompani shpenzojnë dhe aktivitete që gjenerojnë për qytetin tonë”, tha kryetari i bashkisë.
 
Fondi për Gratë Sipërmarrëse është një nismë e Aleancës së Grave të Këshillit Bashkiak, ku për herë të parë Bashkia e Tiranës miratoi një fond prej 6 milion lekë për mbështetjen e sipërmarrëseve gra nga 18 deri në 60 vjeçe.
 
Nga ky fond u mbështetën 22 gra në krijimin e bizneseve në fushat e tregtisë, prodhim veshjesh dhe sendesh popullore, teknologji informacioni e shërbime të ndryshme.
 
Këto biznese ishin Start-Up, por edhe biznese ekzistuese, të cilat kërkonin një ndihmë nga Bashkia e Tiranës, e cila deri sot nuk i kishte pasur në politikat e tyre mbështetëse.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit