Deputetja e Partisë së Lirisë, Ersa Xhixho feston ditëlindjen, dhe presidenti i kësaj PL-së Ilir Meta ka vendosur që ta urojë publikisht. Nëpërmjet një video mesazhi të cilin e ka publikuar në rrjetet sociale, Meta uron Xhixhon dhe i bën me dije se do t'i dhurojë një shall të ekipit skocez Celtics.
‘Shall i Celtics për ty, jo që të ndryshosh skuadër, por janë dy ngjyra që të shkojnë më shumë!’- tha Meta.
Nga ana tjetër Meta ka shkruar edhe një mesazh në rrjetet sociale.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
‘Edhe pranvera të reja për Erisa Xhixhon. Shëndet, lumturi në familjen e saj të mrekullueshme dhe Suksese të reja në angazhimet politike dhe profesionale! Ajo gjithmonë na ka bërë krenarë me integritetin, modestinë, energjinë dhe Pozitivitetin e saj! Urime edhe Eneas, Henrit dhe uraganit në rritje Nikolit se ata kanë lindur të gjithë në një javë! Lule dhe mbarësi gjithmonë!’-shkruan Meta.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Dashnorja Ilirit ky ja ka gjet edhe burrin
PërgjigjuE keni bo Metën si Luisi
Përgjigju