Pas protestës së 17 prillit Partia Demokratike ka parlajmëruar tubimin e radhës më 8 maj. Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha sot për Report Tv se këto protesta do të vijojnë deri në krijmin e një qeverie teknike.

“Protesta i bën mirë demokracisë .Është e vetmja formë për të ushtruar presion dhe për të treguar se sovrani është qytetari. Këtu kemi një dramë të madhe të shpopullimit dhe çmimin e naftës të lartë. Këto protesta nuk do të ndalen deri sa të ketë një qeveri teknike, të organizojmë zgjedhje të ndershme”, tha Erisa Xhixho.

Sa i përket vendoreve të 2027-ës Xhixho theksoi se do të koordinohen me PD për fushatën dhe kandidatin e mundshëm.

“Bashkia e Tiranës është një nga më të rëndësishmet dhe bashkimi është një nga mundësitë më të madhe për të fituar dhe padyshim do të jemi në koordimim me Partinë Demokratike dhe me të gjithë aleatët për të nxjerrë një figurë me integritet dhe të bëjmë një fushatë ndryshe”, tha Xhixho

Ndërsa të këtë të hënë (27 prill) në GJKKO nis gjyqi në themel, për ish-presidentin, Xhixho nëvizoi se arrestimi i Ilir Metës në tetor të 2024-ës ishtë një goditje për Partinë e Lirisë. Sipas Xhixhos arrestimi është politik i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama.

Arrestimi i Ilir Metës ishte goditja e Partisë së Lirisë. Goditja e faktorit Meta si një faktor i rëndësishëm elektoral. Meta u tregua lider duke kandiduar në listë të hapura. PL ka 20 vjet që ka qenë e linçuar dhe nuk është beteja e parë për ta eliminuar.

Të hënën nis gjyqi në themel dhe asnjë nuk thotë pse mbahet në izolim ekstrem. Ky është urdhër politik i Ramës për të goditur Ramën. Sot nuk ka asnjë fakt që mund të provojë që Meta është i  përfshirë në vepra penale.

Procesi do të vijojë dhe prandaj ka kërkuar që të jetë live. Meta është më i interesuari që ky proces të fillojë sa më parë për të ballafaquar të gjiha të vërtetat dhe gënjeshtrat. Dhe këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me Metën por me të drejtat e njeriut. Procesi i rregullt ligjor është  një e drejtë e çdo qytyetari.  I madh e i vogël e kanë gjykuar këtë arrestim”, përfundoi Xhixho.