Erjon Bogdani tregon pse
nuk ftoi lojtarin e Milanit 

Erjon Bogdani tregon pse<br />nuk ftoi lojtarin e Milanit <br>
Më 24 dhe 27 mars, Kombëtarja U-19, e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani, do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj të njëjtit kundërshtar, Kazakistanit. Dhe të dyja në të njëjtin stadium, në “Roza Haxhiu”.

Trajneri Bogdani ka shpallur listën me 25 futbollistë të datëlindjes 2000, ku bie në sy fakti se 10 prej tyre vijnë nga kampionati shqiptar. Janë tre lojtarë të Tiranës, por ka edhe nga Vllaznia, Skënderbeu e ekipe të tjera të kategorive të ndryshme.

Grumbullimi fillohet në datën 19 dhe kemi miqësoret me Kazakistanin, për t’u përgatitur për eleminatoret që luhen në Tetor. Nga këto dy ndeshje pres që të konsolidojmë stërvitjen dhe skuadra të ketë vazhdimësi, ashtu siç ishim në trofeun e fundit ku humbëm finalen me Rumanin. Atje ekipi ka realizuar 9 gola në 3 takime. Pothuajse ky do të jetë grupi që do të luajë edhe në eleminatoret e kualifikueseve. Unë i kam dhënë më tepër hapësirë futbollistëve të datëlindjes 2000, pasi janë lojtarë që premtojnë më tepër. Pavarësisht se do të luajmë përballë Norvegjisë, Ukrainës apo Sllovakisë, ne do të provojmë të kualifikohemi. Futbollist bëhesh te skuadra ku luan dhe jo te kombëtarja. Ata duhet të japin maksimumin edhe tek ekipet ku luajnë. Pra, nuk mund të behësh lojtar njëherë në dy muaj kur luan tek Kombëtarja, por duke u stërvitur përditë.” është shprehur trajneri Bogdani.

Trajneri Bogdani është shprehur se Ismet Sinani, që luan me Milanin, nuk mund të konsiderohet si një talent, pasi i mungon vazhdimësia, ndërsa nuk la pa komentuar edhe futbollistin e Interit, Armand Rada.

"Sinanin nuk e grumbullova në Tetor, pasi nuk kishte luajtur asnjë minutë me Milanin. Më pas ai zhvilloi 10 minuta me këtë ekip duke shënuar dhe një gol. Nuk mund të them se kemi të bëjmë me një talent, pasi Sinani luan shumë pak me ekipin e Milanit dhe ka shumë luhatje. Talent quhet ai për të cilin flasin mediat gjithmonë, luan rregullisht ose bën 2 gola për ndeshje. Bushit i kam sugjeruar futbollistët që kanë spikatur në grupin tim. Detyra jonë e përbashkët është që të sjellim sa më shumë lojtarë në grupin A dhe rezultatet janë në planin e dytë. I kam sugjeruar edhe Armand Radën. Ky futbollist është me shumë të ardhme, por duhet të kemi kujdes me këta lojtarë”, – është shprehur Bogdani.

Shqipëria është në një grup me Norvegjinë, Ukrainën dhe Sllovakinë sa u përket eliminatoreve të Europianit, ndaj Erjon Bogdani, nëpërmjet këtyre dy testeve me Kazakistanin, kërkon të formojë një grup sa më solid, pse jo, të kërkojnë edhe kualifikimin.


e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?

Bardhi hodhi drejt Spiropalit këmbën e karriges, Braçe: Kështu ulërinin dhe më 21 janar, ‘bjerini’! Këta kanë vrarë njerëz, pse nuk vepron SPAK?