BERAT- Deputeti socialist Erion Brace, nga Berati ka akuzuar kryeministrin Berisha se po shet pasuritë natyrore të këtij qarku. Ai denoncoi gjithashtu abuzimet me rikonstruksionin e rrugëve dhe të shkollave në Berat.

Gjatë një konferencë për shtyp në Berat, deputeti socialist Erjon Braçe është ndalur në 4 shqetësime të qarkut të Beratit,duke bërë përgjegjëse qeverinë shqiptare si dhe ka akuzuar kryministrin për shitje të pasurisë natyrore.Sipas Braçes,në 36 km të shkatërruar të rrugës nacionale Berat-Lushnje,qeveria ka kryer një krim ekonomik dhe financiar duke u tallur me banorët pasi vetëm në 1150 metër linear të saj ka bërë një riveshje e asfaltit.

Sipas Braçes kryministri Berisha flet për investime dhe inauguron shkolla që nuk janë investuar nga qeveria siç ishte shkolla 9-vjeçare në Urë-Vajgurore,ndërkohë që 3 shkolla të qarkut që investohen nga qeveria,po lihen përgjysëm dhe po ecin me ritme të ngadalta në mënyrë që të inaugurohen prej tij gjatë fushatës elektorale.

Deputeti socialist Erjon Braçe është ndalur edhe në problemin e prodhimtarisë së ullirit në qarkun e Beratit,duke i kërkuar Ministrit të Ekonomisë dhe kryeministrit të vijnë në Berat,pasi ky i fundit i nxiti fermërët të kultivojnë këtë lloj culture dhe tani prodhimi i tyre ka ngelur “stog” sepse fermerët kanë në krye një qeveri të papërgjegjshme.
(aq/shqiptarja.com)