Erjon Braçe: Çështja “Fullani”
nuk kam besim te Gjykata e Apelit

Erjon Braçe: Çështja “Fullani”<br />nuk kam besim te Gjykata e Apelit
TIRANE- Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka reaguar sërish ndaj çështjes “Fullani”, duke u shprehur se nuk ka besim të Gjykata e Apelit. Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist akuzon PD dhe “klani i pasunarëve të medias” po pengojnë me dhunë hetimet për skandalin e vjedhjes së thesarit të BSH.

“Ka nje sulm te perbindshem kunder Prokurorise dhe publikut!! Prej se enjtes ne mbremje, "klani i pasanikeve te medias" dhe me tej, Sali Berisha, Lulezim Basha, Partia Demokratike; po sulmojne egersisht, prokurorin e ceshtjes se vjedhjes se bankes se shqiperise, oficeret ne ndihme te tij, prokurorine si institucion, per: hetimin dhe vendimet e marra e te egzekutuara ne funksion te ketij hetimi dhe ne perputhje me ligjin!!
 
Sulmi nuk eshte i pashembullt! Jo! Sulmi e ka nje shembull: hetimin per 21 janarin, urdher arrestet per vrasesit e gardes se republikes, prokuroren e pergjitshme qe ishte ne krye te atij hetimi!!
 
Berisha dhe "klani i pasanikeve te medias" duan ta mbyllin hetimin ketu!! Nuk duan te hetohet me tej per: guvernatorin e bankes, pergjegjesit e tjere nen urdhrat e tij! (keshtu ka funksionuar ai institucion).
 
Madje e duan te lire qe te hene Guvernatorin e lobit ekonomik te tyre, ndryshe jane ne meshire te hetimeve por mbi te gjitha jane ne meshire te rregullave te qarta te bankave ku jane kliente!
 
Por, Mbi te gjitha keta nuk duan te hetohet mekanizmi i vjedhjes,nuk duan te hetohet permasa e vertete e vjedhjes, nuk duan te hetohet fakti tejet i rendesishem i destinacionit te parave dhe, ne fund, nuk duan te hetohet fare se si kane hyre ne qarkullim keto para!!
 
Ky eshte i gjithi krim!! Po po, Sali Berisha, Lulezim Basha, PD dhe klani i pasunareve te medias po konsumojne krim duke penguar me dhune politike dhe mediatike hetimet!!
 
Vjedhja ne Banke nuk eshte politike!! Eshte thjesht nje akt kriminal, me i rendi ndodhur ndonjehere ne Banken e Shqiperise. Hetimi i nje akti te tille kriminal eshte pune vetem e Prokurorise, kerkujt tjeter!!
 
Sali Berisha eshte nje kriminel por kurre nuk mund te jete hetues!! "Klani i pasanikeve te medias" eshte rrethi ekonomik, perfitues e shoqeror i ish Guvernatorit, por kurre nuk mund te jene hetues!!
 
Ne ane tjeter; Berisha, Basha, PD dhe "klani i pasanikeve te medias" po kercenojne publikun dhe interesat e tij. Ky eshte tjeter krim dhe ky djeg edhe me shume, ata te paret!!
 
Une nuk e di cdo vendose te hene Gjykata e Apelit ne Tirane; Une nuk kam besim tek ajo!!
 
Por e di shume mire; ky soj horrash te pasur e te rrezikshem me pushtet politik, ekonomik, mediatik dhe kriminal, nuk kane frike as nga prokuroria, as nga gjykata e as nga kerkush tjeter.
 
Keta kane frike vetem nga populli!! Keta kane frike nga ju, juve nuk kane cu bejne!! vecanerisht tani qe nuk kane me ne dore pushket e pushtetit!!
 
Ju mund ti mundni!! Duke filuar qe tani e deri te hene njehere; jepini perkrahje prokurorise e kerkojini gjykates te bej drejtesi!! Bejini keta kriminele te pazeshem e te padegjueshem!! shurdhojini ne hapesirat e tyre!!”, shkruan Braçe.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën