Erjon Braçe ‘shpërthen’ ndaj
LSI: Pas 25 qershorit, jeni opozitë

Erjon Braçe ‘shpërthen’ ndaj<br />LSI: Pas 25 qershorit, jeni opozitë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook ka sulmuar LSI dhe PD duke deklaruar se pas 25 qershorit do të jenë në opozitë, ndërsa PS në drejtimin e qeverisë.

Ai shprehet se PS do të ketë në Kuvend katër deputete për dy bashki, Lushnjën dhe Divjakën, ndërsa të tjerët, referuar LSI synojnë të jenë forcë e parë me gojë.

Të gjitha partitë në zgjedhjet e 25 qershorit garojnë pa koalicione dhe synojnë shumicën të vetëm për të drejtuar qeverinë. 

Statusi i plotë i Erjon Braçes
Ka diference te thelle ne Lushnje;
Ne vizion, ne projekt, ne perfaqesim!
Ne e duam Lushnjen dhe Divjaken nje njesi unike ekonomike ekobujqesore, turistike e kulturore;
 
ME NJE QELLIM,
TE ARDHURAT E CDO FAMILJEJE NE MYZEQE!
Keta te tjeret e duan qe te jene "force e pare"-me goje;
Te tjere me ta apo pertej tyre, per te zgjidhur nje hall me unin, te jene deputet.
Pikerisht ketu e prej ketej ka dhe nje diference edhe me te madhe;
 
PS DO TE KETE NE KUVEND KATER DEPUTETE PER DY BASHKI, LUSHNJEN DHE DIVJAKEN.
Madje edhe dy te tjere shume prane, per te qene perhere kater apo pese deputete per Myzeqene-Lushnjen dhe Divjaken.
Kerkush nuk eshte si ne ne kete qellim-perfaqesimin.
 
Opozita ka vec nje, mund te kete vec nje deputet per Lushnjen-ne dyshim dhe ai prej ligjit, ne nje akt te tmerrshem nencmimi te Lushnjes e Divjakes.
Por edhe te tjeret jane kaq keq;
 
Te bindur se shkojne drejt opozites por me qellimin te marrin vec Nje-te paret ne numer, as qe u duhet Lushnja.
Diference e madhe!
Keshtu do jete edhe me vote!

 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur