Erjon Tase, ish-kryeredaktor i “Gazetës Shqiptare” dhe Rozeta Rrapushi, redaktore e politikës në gazetën “Koha Jonë” do të zhvillojnë ditën e dielë ceremoninë e dasmës së tyre, e cila do të jetë e përbashkët.
Sipas burimeve, çifti ka prenotuar në resortin “Palma Nova” në Tiranë dhe pritet që në dasmë të jenë të pranishëm më shumë se 300 të ftuar.
Fustani i nuses do të merret nga “Ti Sposi”. Çifti, i cili ka qenë i lidhur prej disa vjetësh, më në fund ka vendosur ta kurorëzojë historinë e dashurisë me një dasmë madhështore.
Të dy këto personazhe janë emra mjaft të njohur në gazetarinë shqiptare. Ne të suplementit “TH&TH” i urojmë një jetë sa më të lumtur.
(xh.k/shiptarja.com)