Erjoni dhe Ajola, martohen në shtator
në Kalanë e Gjirokastrës

Erjoni dhe Ajola, martohen në shtator<br />në Kalanë e Gjirokastrës
Deputeti më i ri i Partistë Socialiste Erion Veliaj pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ka pritur momentin ideal për t’I dhënë fund beqarisë. Pas fitores së tij si deputet në Qarkun e Gjirokastrës dhe pas triumfit të Rilindjes, vjen një tjetër kthesë e rëndësishme në jetën e tij.

Pikërisht një dasmë madhështore. Këto janë të rejat më të fundit që kemi mësuar për Erionin dhe të fejuarën e tij Ajola Xoxa.

Çifti simpatik, i cili është një nga më të mediatizuarit në vend, ka vendosur t’i jap fund bashkëjetesës prej gati 7 vitesh dhe të jetojë nën të njëjtën çati tashmë të lidhur ligjërisht si burrë e grua.

Edhe pse jo një datë konkrete, ajo që kemi mundur të zbulojmë është se ceremonia e dasmës do të jetë në javën e fundit të muajit shtator, pikërisht pak kohë pasi qeveria e re e Edi Ramës do të nisë punën e saj.



Edhe pse ende nuk kemi mundur të mësojmë se si do të jetë e organizuar kjo dasmë, ajo që është e sigurtë është se dasma do të ketë një vëmendje të madhe mediatike e po ashtu mjaft kuriozitet tek publiku.

Nga miq të afërt të çiftit dimë se do të ketë dy ceremoni, njëra në Tiranë dhe tjetra në Gjirokastër. Ceremonia në Tiranë do të jetë për rrethin e ngushtë miqësor të Ajolës dhe Erionit, ndërsa në Gjirokastër kemi mësuar se do të jetë me të vërtetë një festë madhështore.



Ajola ka vendosur t’i shtojë hijeshinë e ndoshta të marrë edhe bekimin nga gurët e lashtë të qytetit, i vlerësuar si një nga më të rëndësishmit e trashgimisë sonë kulturore, duke thënë “Po” pikërisht në Kalanë e Gjirokastrës.

Më parë Ajola ka pompuar fort vlerat e qytetit të gurtë dhe arsyet se përse ia vlen të jetë një qendër e rëndësishme turistike në çdo stinë.

Këtë here ajo po e dëshmon dashurinë për Gjirokastrën duke “u besuar” gurëve ditën më të rëndësishme të jetës së saj.

Ndërkohë që çifit ka nisur përgatitjet për dasmën, të ftuar do të jenë mjaft personalitete të rëndësishme të politikës dhe të medias.

Po, edhe gjirokastritët do të mund të jenë në një farë mënyre të ftuarit e kësaj dasme, e ndoshta kjo është edhe një formë falenderimi për mbështetjen që Erioni ka marrë në këto zgjedhje, duke kandiduar e fituar në këtë qark.
 


Historia që nisi nga leximi i shkrimeve të njëri-tjetrit

Historia e Erionit dhe Ajolës nisi në Paris shtatë vite më parë, kur Erion Veliaj drejtonte lëvizjen “Mjaft”, ndërsa Ajola ndiqte studimet në Francë. Të dy e rrëfyen pa asnjë kompleks këtë histori romantike, e cila tashmë do të kurorëzohet me një dasmë madhështore.

Ndërkohë çifti bashkëjeton prej gati katër vjetësh.

Në këtë intervistë të shkurtër që kemi shkëputur nga një rrëfim I Ajolës vite më parë, do të mësoni se si ata u njohën rastësisht në vitin 2005, e prej asaj dite vazhdojnë të jenë ende bashkë dhe së shpejti “Just married”.

Si u njohe me Erionin?

Duke lexuar shkrimet e njëri-tjetrit. Ai kish lexuar një shkrim timin dhe unë një të tijin, të cilët miqtë më pas i kishin postuar.
Pas disa komenteve mbi shkrimet e njëri-tjetrit, Erioni më dërgoi një mesazh privat. Kështu filluam të komunikonim shpesh e më shpesh derisa një ditë më kërkoi numrin e telefonit.

Kur u takuat?

Erdhi një moment, pas disa muajsh komunikimi me telefon, kur Erioni më tha se do vinte të më takonte në Paris. Ka qenë data 10 dhjetor 2005 kur u takuam në Café Saint Michelle.

E kishe parë ndonjëherë më parë?

Jo dhe nuk e dija që ishte aq i gjatë.

Ajo ditë shënoi edhe lidhjen tuaj?

Po, pikërisht atë ditë kemi shkëmbyer puthjen e parë.



Nëse nuk do ta kishe njohur Erionin, do ishe kthyer sërish në Shqipëri?

Ndoshta, pasi të mbaroja studimet, mund të punoja 2-3 vjet atje, por një ditë do kthehesha. Jam vajzë e vetme dhe prindërit kanë dashur që të më kenë pranë. Pastaj në Shqipëri jam ndier gjithmonë mirë. Vërtet rrugët nuk janë aq të bukura sa në Paris, por unë ndihem mirë këtu.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron