TIRANE - Zëdhënësja e qeverisë, Erla Mëhilli ka përgënjeshtruar lajmin e dorëheqjes së saj, duke theksuar se do të japë dorëheqjen ditën që Berisha do të dorëzojë postin e Kryeministrit. "Nuk e dija që paskam dhënë dorëheqjen. Nëse disa i kanë ngatërruar fotot që postova dje, po ju them se janë foto të vjetra të bëra gjatë këtyre viteve punë.

Nuk kam dhënë asnjë dorëheqje. Unë largohem ditën që do të largohet Kryeministri", shprehet Mëhilli. Ndërkohë që Berisha mësohet se u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tij politikë që të japin dorëheqjen nga pozicionet që mbajnë.

Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)