Lidhur me këtë, Ermali ka thyer heshtjen për herë të parë mbrëmjen e kaluar në emisionin e tij, “Xing me Ermalin”, duke ndarë me publikun emocionet e veçanta. Ai i bëri dhe një dedikim bashkëshortes së tij, që e bëri baba për herë të dytë, duke bërë me motër Joelin.
"Këtë javë unë u bëra baba për herë të dytë. E dini si është të bëhesh prind për herë të dytë? Kur lind fëmija i parë, të shumëzojnë me zero, kur lind fëmija i dytë babai shkon me minus sepse të gjithë vëmendjen e merr mami. I thonë Bravo mamit, po babi nuk ekziston? Përtej shakave jam shumë i lumtur dhe falenderues Zotit.
Jam me të vërtet i lumtur. Po i çoj një puthje bashkëshortes sime, Ami. Faleminderit që më bëre për herë të dytë njeriun më të lumtur në botë. Goca ka 5 ditë që ka lindur, asnjë llaf s'i ka dalë lart e poshtë, për ndonjë çun. E kemi gocë të mirë", përfundoi me humor moderatori”, tha Ermali.
d.c./shqiptarja.com