ITALI - Ermal Meta është objektivi i Sampdorias në Serie B. Mediet italiane bëjnë me dije se talenti 19-vjeçar i Tiranës është "pikasur" nga Dorianët dhe mund të bashkohet me ekipin në këtë afat kalimtar të janarit.

I dalë nga shkolla sportive e Tiranës, Meta është një shkatërrues në mesin e fushës, ndërsa këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, duke asistuar në një rast.

1.101 minutat në fushë nuk janë rastësi dhe Meta mund të bëjë kapërcimin e madh përtej Adriatikut, aty ku "kolonia" e futbollistëve shqiptarë sa vjen e shtohet.

Për t'u theksuar se Meta është pjesë e Shpresave U-21 dhe ka besimin e trajnerit Alban Bushi.

Në Itali janë bërë kurioz edhe për emrin dhe mbiemrin e tij, i cili është i njëjtë me këngëtarin fierak që ka bërë famë në Itali, Ermal Meta.