Pas suksesit në Sanremon e Italisë si dhe përfaqësimit të denjë në festivalin Europia, kantautori me origjinë shqiptare vendosi të heqë dorë nga muzika.
Ermal Meta mbajti koncertin përmbyllës të turit të tij, një koncert të suksesshëm të të cilit e mbajti dhe në Tiranë dhe vendosi të thotë "lamtumirë", pikërisht më 20 prill, që përkon dhe me ditën e tij të lindjes.
Këngëtari do të bëjë një pushim 2 vjeçar pas suksesit të madh që ka arritur këto vite. Me një postim në Facebook ai falenderon të gjithë bashkëpunëtorët më të ngushtë që bënë të mundur realizimin e një turneu shumë të sukseshsëm në mbarë Italinë. Siç ndodh me artistët më të mirë, Ermal Meta, do të marrë këtë pushim të gjatë ndoshta për t'u kthyer akoma më i fortë dhe mbresëlënës me muzikën e mrekullueshme dhe plot emocion.
Ja ke bo mir
Përgjigju