Këngëtari Ermal Meta  në një rrëfim për Top Show Magazinë ka treguar një moment prekës që ai ka përjetuar.

Ai rrëfen që kishte ëndërr një piano por që nuk mund ta blinte sepse kushtonte shumë shtrenjtë dhe ai nuk kishte para.

Kur vjen në shtëpi e motra dhe e ëma ia kishin bërë dhuratë surprizë pianon.

E ëma kishte marrë kredi  për t’ia blerë pianon që ai e donte aq shumë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
Pse nuk ke kompozuar më parë këngë në shqip? Ermal Meta sqaron arsyen që e pengonte

Ermal Meta këndon për herë të parë një nga  këngët që ka kompozuar në gjuhën shqipe dhe rrëfen për arsyet se pse ai nuk kompozon dot në shqip.

 Ai ka treguar që gjyshja e ka ndihmuar që të mos e harrojë gjuhën shqipe. Këngëtari tregon se e ka të vështirë të kompozojë në shqip për arsye se gjuha është e fortë dhe shumë e pasur.

"Dua që të gjej fjalët e duhura që të shprehin atë që unë ndjej dhe që fjala të tingëllojë ashtu siç duhet"- është shprehur ai.