Këngëtari shqiptar, Ermal Meta ka shënuar tjetër arritje në karrierën e tij. Këtë radhë falë këngës dhe librit 'Stella Stellina', kushtuar fëmijëve të Gazës, viktima të pafajshme të luftës Izrael-Palestinë, ka arritur të shpallet fituesi i Çmimit Muzikor Elsa Morante në Itali.
Tema themelore e Çmimit Elsa Morante të këtij viti është "Ragazzini salvati dal mondo" (Fëmijët e Shpëtuar nga Bota), dhe 'Stella Stellina' portretizon perspektivën e fëmijëve si një vend i së vërtetës, shpresës dhe shpëtimit.
Me këtë këngë artisti shqiptar garoi në edicionin e 76-të i festivalit të Sanremos, ku edhe u rendit si 5 këngët më të mira të këtij kompeticioni.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Ermal Meta trajton tema të ndjeshme për shoqërinë. Ermal Meta, në fakt është një artist që tregon angazhimin e tij njerëzor dhe emocional, jo vetëm përmes muzikës.
Së bashku me partneren e tij, Chiara, ai ka një lidhje të thellë prej vitesh me një qendër bamirësie që ndihmon vajza dhe gra në nevojë në Shqipëri. Ata madje edhe kanë adoptuar dy vajza, të cilat i kanë takuar në një jetimore në Shqipëri.
Komente







