Ka qenë padyshim një emër anonim, dhe vetëm me 200 dollarë në xhep, ambicjen dhe ëndrrën për tu bërë dikush. Kaq i është dashur Ermelinda Manos që sot të rradhitet një ndër stilistet me emër jo në Tiranë, por në Las Vegas. Para dy ditësh në revistën prestigjioze të Las Vegas-it, ”Vegas Rated”, magazine, është publikuar fotoja, e vajzës shqiptare, ku i dedikojnë plot një faqe, personalitetit dhe profesionit të saj, ku dallohet: "Një nga stilistet më të mira të Las Vegasit", ku i mëshon faktit se ka filluar veprimtarinë e saj "me 200 dollarë" dhe sot është pronare e "Ermelinda Designs". Një fakt që të bën krenarë çdo shqipfolës”.

Mano , ka lindur në Shqipëri, është rritur në Athinë, Greqi dhe Las Vegas, ku përfundoi BA e saj, të Modës Dizajn. Nga mosha nëntëmbëdhjetë vjeç ajo ka filluar të merret me emra presitigjozë amerikanë, duke mbërritur në suksesin individual. Pas një përvoje të mjaftueshme dhe njohuri në fushën e stilimit në industrinë e modës, ajo vendosi për të bërë ëndrrën e saj të fëmijërisë si një stilisti në realitet dhe hapi linjën e saj të veshjes për femra, "Ermelinda Designs". Çdo detaj për të krijuar çdo veshje është bërë nga dora e Ermelindës, që u përshtatet çdo forme duke theksuar në trupin e femrës.
/Shqiptarja.com