Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka pritur në një takim deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë Ermina Lekaj Përlaskaj.
 
Gjatë këtij takimi dy të pranishmit ndër të tjera kanë diskutuar rreth situatës së shqiptarëve në Kroaci si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit sa më të mirë në aspektin kulturor, ekonomik, turistik si dhe në fushat e tjera të jetës mes dy vendeve dhe popujve tanë.

bujar nishani

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com