Ermiona ‘sulmon’ Kiarën, Oltën dhe Maestron: Ajo po ju përdor, është hipokrite! Jeni bërë si gore

Ermiona ‘sulmon’ Kiarën, Oltën dhe Maestron: Ajo po ju përdor, është hipokrite! Jeni bërë si gore

Ermiona Lekbello

Mbrëmja nuk kaloi e qetë në ‘Big Brother VIP Albania’. Ermiona nuk dëshironte të dëgjonte bisedat mes Oltës, Maestros dhe Kiarës, të cilët ishin shtrirë pranë saj. Gjatë natës me tone të larta, ajo kërkoi nga tre banorët që t’i linin këto biseda, madje iu drejtua Maestros duke i thënë se nuk është as Kiara as Olta, duke i kërkuar që t’i fliste mirë.

Më pas, ajo  iu drejtua me tone të ashpra edhe Kiarës, e cila ishte duke biseduar me dy banorët e tjerë. Ajo e këshilloi duke e kujtuar se Olta nuk ia do të mirën jo vetëm asaj por asnjë banori aty brenda.

“Ju shaheshit dhe tani uleni e bëni muhabet. Ça muhabeti do bëni ju për shembull. Ti ajo tjetra Dea, Olta, nuk e di sa herë para syve të mi ka dashur të të hedhë poshtë. Mendoni se Olta të do të mirën ty, ajo interesin e vet do. Nuk e shikon si i sulmon gratë, hipokrite, hipokrite janë”- tha Ermiona.

Ermiona: Nuk jam unë as Kiara, as Olta. Palaçon me mua nuk e bën njeri. Ishe një i paedukatë, nëse doje të flisje me të, të shkoje diku tjetër. Ec mi Kiara, ça po mendon se është aleati jot? Apo ajo? Asnjë nuk ke aleat.

Kiara: Po nxitohesh shumë.

Ermiona: Nuk jam Luizi unë. Nuk je në dashuri, jemi në lojë bashkë.

Kiara: Unë nuk jam në lojë tani, po të flas.

Ermiona: Nuk kam shoqe këtu brenda, më lër të flej, boll se na lodhët. Jam këtu duke dëgjuar vuajtjet e juaja. Ja qesh ajo se i bëhet qefi kur shikon njerëz që grinden, kështu e ke shtëpinë tate, të palumtur? Jeni bërë si gore, nuk ju rri goja. Vetëm vujtje kjo shtëpi, se na lodhët, na e bëtë jetën këtu brenda më skëterrë se jashtë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 01/03/2023 09:12

    Te lumtë Jona ,je e drejte,por cfare te besh se ne ate shtepi ka shum neperka,Kjara nje gjarpër shum helmuse,nuk e meriton te qendroje ne ate shtepi,e tregoji veten kur nominoje Tanin,Po pse more Luiz u dashurove me nje gjarperushe,si ke menduar ta kalofsh jetën me nje rrugace ,e pave me balerinet ne kërcim,ajo nuk te do vetem don me perfitu nga ti

    Përgjigju
    • The One and the Best - Luizi: 01/03/2023 15:36

      Te shikoja kaq shume ne finale vetem ty me Luizin. Me pelqeje kaq shume mi Jona. 40% i ra vlera Bigut pa ty. Ia bere aq mire asaj Shote Galices qe bo si e ngushte para Luizit, qe eshte djal yll e s'e meriton fare at femer. Dhe atyre fare opinionistave e producentave qe marrin masa per Luizin. Po kur s'marrin masa per ate te marren. Ai vuri lojen mbi dashurine, por edhe ajo, ç'problem kishte ketu? Problemi eshte qe Shota vuri dhe shendetin mbi lojen, kur s'merrte dit fryme te dorezohej... ajo tjetra la gjithe Bigun per shendetin e motres. Kjo s'ndihej nire, s'merrte dot fryme d s'dorezohej para nje sfide... dhe gjithmone fajin e ka Luizi.

    • Lisa: 01/03/2023 10:47

      Shumë e vërtet Jona i ka pa nga jashtë Oltën që është një femër e marr, gjithashtu shumë e vërtet se ajo grua nuk do njeri as jashtë se mbrenda po vrehet qartë është gru e poshter turp

    • anna: 01/03/2023 10:36

      Taulant ti po kerkon nje moter dhe po te japim si publik Olten Dean dhe Kiaren per rast emeregjence.Kurse jonen e duam ne se i thote gjerat troq me menyren e saj dhe 95% e kuptojne drejtesine dhe sinqeritetin e saj .

    • Taulant: 01/03/2023 09:48

      Zemer e a kupton se si Jona si Luizi jane njerez me probleme te theksuara personaliteti? Jane te dhunshem, i kane bere njerezit te kene frike t'u afrohen sepse kane mungese te theksuar empatie njerezore.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja