Ermir Dizdari: Shkëlqimi dhe
rënia e shkollës së muzikës 

Ermir Dizdari: Shkëlqimi dhe<br />rënia e shkollës së muzikës 
Muaji qershor shënon 50-vjetorin e krijimit të Konservatorit Shtetëror të Tiranës, që sot është Universiteti i Arteve. Është kjo një histori plot sfida, pohon dirigjenti i njohur Ermir Dizdari, i cili e ka nisur karrierën e tij bashkë me themelet e kësaj shkolle. Regjisor operetash në fillimet tij, regjisor festivalesh e bashkudhëtar me ata që hodhën themelet e Universitetit të Arteve në Shqipëri, Dizdari ndriçon një histori të pasur e të mrekullueshme të shkollës shqiptare të muzikës, rezultat i së cilës janë edhe dhjetëra yje të skenave botërore në të gjitha fushat e muzikës. Çfarë ka ndodhur e po ndodh me historinë e muzikës shqiptare që nga qershori i vitit 1966 kur hodhi themelet shkolla e lartë e muzikës shqiptare e deri më sot. Dirigjenti i shquar Ermir Dizdari na tregon gjithçka që nga fotot e para të kësaj ngjarjeje të shënuar.

shkolla
 
Profesor Dizdari, kemi një përvjetor të bukur, pra 50-vjetorin e konservatorit shtetëror të Tiranës?
 
-Po qershori i 1966-s është viti ose muaji kur dolën diplomatët e parë të Konservatorit Shtetëror të Tiranës, siç quhej në atë kohë, e që sot sigurisht është Universiteti i Arteve. Është një kohë goxha e gjatë, e si çdo fillim i ri kishte vështirësitë e veta. Nuk kishte infrastrukturat e nevojshme se nisej çdo gjë nga e para. Po kështu ishin edhe tre shkollat e arteve, ajo e pikturës, e arteve figurative skulpturë-pikturë dhe muzikë. Kështu që shkolla e lartë për aktor u ngrit pranë teatrit që është sot, ndërsa në Rrugën e Kavajës ishte Akademia e Arteve Figurative. Ndërsa konservatori i parë u hap në janar të ’62-shit në Teatrin e Operës, që ishte fillimisht ku ishte sot Universiteti i Arteve. Edhe opera kaloi ku është sot, dhe gjithë godina atje u quajt Instituti i Lartë i Arteve, ku u bashkuan tri shkollat. Më vonë e quajt Akademia e Arteve të Bukura dhe sot është Universiteti i Arteve.
 
Jemi kurioz të dimë se cila ishte ajo klimë që ushqente të gjithë këtë pasion për muzikën, këtë interes të lartë, dhe jo vetëm për një muzikë të zakonshme, por për muzikë klasike, të zgjedhur?
 

-Deri në vitet ‘50 ka qenë një zhvillim i mirë dhe me demokracinë popullore të lindjes siç ishte në atë kohë. Pra ishin shtete që edhe sot Europa merr nga tradita e tyre, si Gjermania, Rumania, Çekia e vende të ndryshme të Europës, dhe ne këtu kishim autorë të këtyre vendeve, sipas fushave përkatëse. Por ishte një armatë shumë e madhe studentësh jashtë. Dhe në vitin 1960 kur u prishmë me sovjetikët studentët ktheheshin gjatë verës për pushime një muaj. Dhe atë vit unë kujtoj se këta studentë mbetën këtu. I kujtoj mirë ato muaj që para sheshit të Universitetit ishin shumë studentë që prisnin të iknin. Domethënë prishja me sovjetikët mori një përmasë shumë të madhe, asnjeri nuk shkoi më jashtë shtetit. Ishin shumë studentë në ato universitete dhe mësonin në disa degë të reja që nuk ishin në vendin tonë. Por në atë kohë u hapën dhe këto degë dhe pasi u prishën marrëdhëniet me sovjetikët në 15 janar u hap konservatori i muzikës. Në 62-shin ne kishim studentë që kishin studiuar në Leningrad, në Gjermani, në Çeki, në Berlin, etj. Kishte shumë studentë të artit me gjithë këto vende. Unë mbaj mend një vit para meje që ishte
Ferdinant Deda, Viktor Shiroka në oboe, Dhimitër Curri për kompozim, pra para meje kishte shkuar gjysma e liceut jashtë shtetit. Ne shpresonin se gjithë klasa jonë do të ikte. Por nuk arritëm. se u prishën marrëdhëniet me këto vende. Por ama unë pata fatin që të vijoja këtu konservatorin më 15 janar të ’62-shit. Kishte studentë që kishin bërë një vit jashtë, që ishte viti i gjuhës dhe ata hynë në vitin e parë me ne. Kishte qenë Ferdinant Deda, Shiroka, Robert Papavrami në Çeki e shumë të tjerë në shkolla të ndryshme jashtë shtetit. Ata që kishin bërë tre vjet hynë direkt në vit të tretë, kështu pra që më 15 janar të ‘62-shit u hap Konservatori ynë i muzikës dhe brezi ynë qe i pari që mbaroi me komplet studimet në Shqipëri. Ishte për shembull Kozma Lara, Tonin Arapaj, Sandër Çefa, që hynë në vit të tretë, se vitet e tjera i kishin bërë jashtë shtetit. Ishin pastaj pedagogët Çesk Zadeja, Tish Daija, Mustafa Krantja, Refat Teqja, Hamide Stringa për histori muzike e literature apo Marije Kraja që jipte kanto, si dhe Jozepina Kosturi nga më të mirat. Kishte edhe të tjerë, si Isuf Lato në oboe që studioi në Gjermani, e kështu me radhë.
Ky ekip pedagogësh ndonëse i vogël kishte studiuar në ato konservatore që njiheshin në gjithë botën. Ky ishte brezi i parë. Pra neve qershori i ‘66-s na dha diplomat e instrumentistëve, dirigjentëve, kompozitorëve që nga flauti, etj.
 
Pastaj filluan sfidat të reja, apo jo?
 
-Fillimet e çdo veprimtarie, kanë specifikën e vet. Studentët e konservatorit, instrumentistët apo dirigjentët, këngëtarët, që në vitet e shkollës mbushnin aktivitetet e teatrit të operës dhe baletit, të ansamblit popullor, të orkestrës sinfonike të RTSH-së, se po atë vit u krijua edhe orkestra e RTSH-së. Një pjesë ishin studentë të vitit të tretë, të katërt. Kështu që të gjithë neve, kishim filluar punë efektiv në pallatin e pionierëve. Një pjesë e mirë e studentëve ishin të angazhuar për punë në institucionet qendrore të Tiranës, dhe kur edhi puna që mbaruan studimet ata që kaluan në rrethe kishin eksperiencë të madhe. Unë për vete s’e kisha të vështirë kur më çuan në Durrës, dhe vura në skenë një operetë, bashkohet atje eksperienca e gjithë ekipit se gjatë viteve në bankat e shkollës bënin edhe një punë praktike. Pra studentët e konservatorit që në vitet e shkollës mbushën 90 për qind ishin në orkestra, e institucione.
 
 
Sot duket diçka e pazakontë që në Durrës të ngjiten në skenë opereta si në vitet ’60. Ma trego pak profilin artistik të këtij Durrësi, ku ngjiteshin edhe opera në skenë?
 
-Jo vetëm Durrësi, por edhe në qytete të tjera si Korça, Shkodra, Berati, Vlora, Gjirokastra dhe Fieri kishin një jetë të pasur artistike dhe vetvetiu kishte veprimtari teatri dhe estrada. Nuk ka më sot orkestra harqesh ose simfonike në këto qytete. Mendo që bandat muzikore ishin me 40-60 veta, sot ato orkestra janë kthyer pothuajse në fanfara dhe shumica i kanë mbyllur.
Po dhe festivalet e këngëve janë shuar. Radioja ishte e vetmja që e mbajti këngën për të rritur dhe kaloi edhe ajo fazat e veta, që në një periudhë shkriheshin vetëm romancat, kantatat. Kishte një periudhë që ishte periudha e muzikës së lehtë, e një tjetër e këngëve me karaketr folklorik, si “Vala e Drinit”, etj, por ndërsa e falënderoj Shkodrën që mbajti festivalin e këngës, nuk di ndonjë festival tjetër që të jetë mbajtur. Dhe të mendosh se kishte në atë kohë teknikë, këngëtarë, muzikantë, kishte opereta. Elbasani ka vënë në skenë “Vajza e portokalleve, Shkodra ka vënë në skenë “Mrikën”, Durrësi ka vënë katër apo pesë opereta ka vënë edhe opera në skenë. Pra disa rrethe si Shkodra, Durrësi e Shkodra arritën të vënë në skenë edhe opera me trupa amatorësh. Por tani ky transzicioni i stërzgjatur solli të mira goxha, por në në fushën e kulturës e artit ka sjell dëme.
 
Pra bashkë me shkëlqimin ju na dhatë një panoramë të rrudhjes së kësaj tradite të bukur?
 
-Po, ua thashë edhe pak më parë, mjafton të themi vetëm shifra dhe nuk ka nevojë për komente. Estrada profesioniste kishte rreth 80 veta, sot janë a s’janë 20 veta. Flas për Durrësin se e njoh, po kështu janë edhe Shkodra e Elbasani, ndërsa Fieri e Vlora pothuajse i kanë mbyllur fare këto institucione kulturore. Ka pasur shkollë të mesme muzike edhe në Peshkopi. Dhe mendo, Kukësi, Lezha e Skrapari kishin shkolla 8-vjeçare të muzikës. Ishte një rrjet i gjerë institucionesh që do të prodhonte muzikantë. Gjithë këto institucione, apo shkolla në 26 rrethe, ku 11 apo 12 kishin shkolla të mesme dhe tjerat ishin shtatëvjeçare të muzikës, e që mësonin violonçelë, klarinetë, oboe, korno. Pra gjithë kjo prodhimtari e madhe do të prodhonte dhe art e veprimtari të nesërmen.
 
 
Pra kjo qenka arsyeja që gjithë ky diapazon i gjerë muzikor ka rezultuar në nxjerrjen e artistëve me një edukim aq të lartë muzikor e që kanë bërë emër ët madh në skenat e botës?
 
-Pak flitet për këta, por në fillim të ‘90-s një pjesë e mirë e instrumentistëve të RTSH-së shkuan në Greqi, e ishin më të mirët atje. Pothuajse ata që ikën në Greqi e gjetkë krijuan orkestrat më të mira që ka Europa, si në Gjermani, në Vjenë, dhe në Amerikë. Këta nuk i përmend sot njeri, por janë pjellë e shkollës sonë.
 
 
Edhe kompozitorët tanë janë një produkt i mirë i kësaj shkolle. Çfarë po ndodh me këtë krijimtari sot?
 
 
-Ka disa emra të njohur si Fehim Ibrahimi që shkroi muzikë simfonike, shkroi baletin “Plaga e vjetër e Gjergj Elez Alisë. Është Limoz Dizdari me disa këngë që edhe sot e kësaj dite pëlqehen e kanë qenë të interpretuara kaq mirë edhe nga RTSH. Kemi një nga kompozitorët më të mirë të gjinisë së këngës si Robert Radoja, që ka shkruar edhe muzikë filmash për fëmijë. Këta hyjnë në thesaret e kombit, Gjon Simoni ka mbaruar në këtë kohë, por mbahet edhe nga aranxhatorët më të mirë që mbahet Shqipëria.
 
Gjon Simoni ishte nga aranxhatorët më të mirë. Robert Papavrami ka krijuar shkollë violine dhe në Francë. Pra Eno Koço, Ferdinant Deda prej ‘30—‘40 vjetësh mbahen mend me koncerte sinfonike edhe jashtë shtetit kanë një vulë shumë interesante, shumë personale. Ju shihni në arkiva lojën e Orkestrës në duart e Eno Koços dhe Ferdinant Dedës. Pra këta e Robert Radoja, Gjon Simoni, Fehim Ibrahimi, Robert Papavrami në violinë, por sot e them me fatkeqësi se nuk janë aq profesionale, këta, orkestra apo të tjera vlera të vjen keq që humbasin. Është ky një bagazh shumë profesional i pjellë apo i dalë nga kontingjenti i ‘66-s, i Konservatorit Shtetëror të Muzikës që pasoi me brezin e dytë apo të tretë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës