Lojtari i kombëtares së Australisë në hokej për Lojërat Olimpike "Paris 2024", Tom Craig është arrestuar teksa dyshohet se posedonte afërsisht një gram kokainë.
Prokurorët vendas thanë se ai u pa “në hyrjen e një ndërtese në lagjen e nëntë të Parisit” vetëm pas mesnate. “Policia arrestoi dy burra në mes të një transaksioni”, tha burimi për 'France.Info'.
Hetimet u kryen nga policia e Brigadës së Narkotikëve të Parisit. Shitësi, i përshkruar si një 17-vjeçar, “po sillej si një tregtar”, tha një burim i prokurorisë. Ai u pa duke mbajtur shtatë epruveta të mbushura me kokainë, 75 tableta ekstazi dhe 3 gram Mephedrone.
Komiteti Olimpik Australian tha se “ka konfirmuar se një anëtar i ekipit australian të hokejit është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht”.
“Asnjë akuzë nuk është ngritur. AOC po vazhdon të bëjë hetime dhe të organizojë mbështetje për anëtarin e ekipit”, vijon njoftimi.
Të dyja skuadrat australiane të hokejit në fushë u eliminuan nga çerekfinalet këtë javë. Skuadra e femrave humbi 3-2 nga Kina, ndërsa skuadra e meshkujve pësoi një humbje 2-0 nga Holanda.