Ermir Lenjani: Do të largohem nga
Zvicra, pëlqej kampionatin gjerman

Ermir Lenjani: Do të largohem nga<br />Zvicra, pëlqej kampionatin gjerman
Ermir Lenjani del hapur duke deklaruar se dua të largohem nga St.Galleni. Lojtari i ekipit kombëtar të futbollit ia arriti qëllimit duke i përdorur mjaft mirë si trampolinë ndeshjet miqësore me Kombëtaren për të qenë në radarin e disa prej ekipeve më të mira në Europë.
 
“Është e vërtetë që unë dua të largohem nga St.Galleni. Nuk do ta vazhdoj më kontratën me skuadrën aktuale. Dua të luaj diku jashtë Zvicrës, në Gjermani ose Itali. Mirëpo, ende nuk dihet, se ka shumë ekipe të interesuara. Do të kem kohë deri në verë të vendos. Më së shumti e pëlqej Bundesligën, ku ka shumë interesime, por nuk kemi ende diçka konkrete”, ka deklaruar Lenjani për albinfo.ch.
 
“Raportet me trajnerin dhe me të tjerët janë të mira, por tani që unë nuk dua ta vazhdoj kontratën, po më krijojnë pak probleme.
 
Vjet kam qenë lojtari që kam luajtur më shumë dhe trajneri ka besim te mua, por problemi është që unë jua kam thënë se nuk do ta rinovoj kontratën dhe tanimë ata duket sikur po ndihen të mashtruar nga unë”, ka përfunduar kosovari.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!