Ermira Çausholli, prezantuesja dhe autorja e programit "Histori Dashurie" është bërë nënë për herë të tretë.

Çausholli ka sjellë në jetë gjatë mesditës së djeshme përmes lindjes natyrale, vajzën e saj të tretë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Vogëlushja do të mbajë emrin Dian, që është një emër francez, dhe që nënkupton një dhuratë hyjnore. Vajza peshon 3 kilogramë dhe gëzon shëndet të plotë.

Prezantuesja Ermira Çausholli dhe bashkëshorti i saj, Arditi janë shprehur të lumtur për “zonjushën” e re, që iu shtua familjes së tyre.
Su/ Shqiptarja.com