Inceneratorët/ PS çon në SPAK Tabakun: Shkeli ligjin, takoi kreun e SPAK pa autorizim! Deputetja: Felaj, në konflikt interesi! Reagon Basha: Po bëjnë gjithçka për t'i ikur drejtësisë

Deputetja socialiste, Ermonela Felaj, ka deklaruar se do të padisë në SPAK kryetaren e komisionit hetimor, Jorida Tabaku. Felaj tha se Tabaku shkeli ligjin kur pati një takim me kreun e SPAK pasi ajo nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën. Felaj i bëri thirrje edhe Krajës që të mbajë qëndrim.

"Sot më datë 21 shkurt është paraqitur në SPAK në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët. Znj. Tabaku ka kryer këtë veprim në cilësinë e kryetares së këtij komisioni pa qenë e mandatuar. Kjo bie në kundërshtim me ligjin për komisionet hetimore. Është kryer me dashje dhe me qëllimin për kredo politike", tha Felaj.

Felaj u shpreh se çdo komunikim i prokurorëve të SPAK është i përgjueshëm dhe në mënyrë flagrante Tabaku shkon dhe e takon dhe për më tepër thoni se keni marrë mbështetje nga SPAK.

“Veprimi juaj është në kundërshtim me ligjin. Se ke shkuar e pa mandatuar. Ligji u detyron të mos merrni tagër që u jep ky komision. Anëtarët e këtij komisioni kemi vendosur që të bëjmë kallëzim në SPAK, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre", tha deputetja socialiste. 

Kryetarja e Komisionit Hetimor, deputetja Jorida Tabaku i është përgjigjur Felajt pas takimit të saj me kreun e SPAK duke i thënë se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe asnjë nen të punës së komisionit, ndërsa tha se Felaj është në konflikt interesi në këtë komision pasi ka firmosur për ndërtimin e 3 inceneratorëve

"PS do të marrë peng komisionin në javën më të rëndësishme të saj dhe ka marrë peng hetimin dhe vije sot e na bën moral, padinë që bën për mua bëje dhe për Ulsi Manjën dhe Erion Veliajn për të njëjtën gjë. Këtu kemi një detyrë të rëndësishme pasi pas bërjes publike të fakteve, duhet të durojmë edhe këtë sjellje dhe arrogancë. Ne këtu kemi një detyrë shumë të vështirë që po bëjmë transparence dhe Felaj është në konflikt interesi. ka firmosur për 3 inceneratorët", tha ajo. 

Për këtë debat ka pasur një reagim edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili nënvijoi se të gjithë këtë PS po e bën për të pamundësuar hetimet. Ndërsa Prokuroria e Posaçme ka sqaruar se takimi erdhi pas kërkesës së Tabakut, duke garantuar se indiciet do të merret nga të gjitha drejtimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Takimi i Krajës me Tabakun, reagon SPAK: U kërkua nga deputetja, jemi të pavarur! Marrim çdo indicie për inceneratorët

1640083551_arrestimiishministritlefterkokaspaknjoftimzyrtarteshpallurnekerkimbiznesmeniklodianzotodhestelagugalli.jpg

Pas debatit të ashpër të paradites së sotme në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët, ku PS tha se do të denonconte në SPAK Jorida Tabakun pas një takimi të saj me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Krajën, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni.

"Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme zhvilloi një takim me zonjën Jorida Tabaku, deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kryetare e Komisionit Hetimor të ngritur nga Kuvendi për inceneratoret. Takim u zhvillua me kërkesë të zonjës Tabaku. Prokuroria e Posaçme është e vendosur që të administrojë çdo fakt dhe çdo indicie që lidhet me hetimin e procedimeve penale të regjistruara për çështjen e inceneratoreve, ngado që të vijnë, aq më shumë nga Komisioni Hetimor i ngritur nga Kuvendi. Nga ana tjetër, sigurojmë opinionin publik se prokurorët janë të pavarur në veprimtarinë e tyre hetimore, në vendimmarrjen e tyre dhe do të analizojnë me ligjshmëri, objektivitet dhe paanësi çdo pretendim, indicie apo provë që paraqitet nga të gjithë palet që kanë dijeni rreth procesit për të cilin po hetohet", thuhet në reagimin e SPAK.

Ora 11:57
PS kallëzon në SPAK Jorida Tabakun, reagon Basha: Po bëjnë gjithçka për t'i ikur drejtësisë

1645040947_basha2.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas debatit në Komisionin Hetimor për Inceneratorët ku Partia Socialiste paralajmëroi se do të kallëzojë në SPAK, Jorida Tabakun.

Basha thotë se Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t'i ikur drejtësisë dhe po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët.

"Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur punën për të zbuluar gjithçka, deri në fund.  Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milionë euro. Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për t’u frikësuar', ka shkruar Basha në reagimin e tij.

Ora 11:18
Debate e ulërima në komision, Tabaku nxehet me Felajn: Po pusho moj po të them, do të përjashtoj nga komisioni, je shembulli më i keq

Debate të forta janë zhvilluar mes Jorida Tabaku dhe Ermonela Felaj në komision pas padisë që i bëri kjo e fundit në SPAK.

Tabaku:E nderuar që paskeni ardhur pas pushimeve të një jave, ju nuk keni qenë javën e kaluar. U kishte munguar Felaj, ja ku është

Felaj: Nuk më përmend pushimet ti se ndenje 3 muaj pushim për vete

Tabaku: Zonja Felaj me qetësi të lutëm, të dëgjova më lë të flas. Të nderuar kolegë e përmenda faktin e pushimit se nuk ishte një javë se zv.kryetari i komisionit këtu...

(Bërtet Felaj nga vendi pa mikrofon)

Tabaku: Pusho se do të marrë masa dhe do të përjashtoj nga komisioni. I bëj thirrje shërbimeve të kuvendit nëse Felaj vijon me këtë sjellje jo etike do marre masa ta largoj nga komisioni.

(Felaj vijon të flasë pa mikrofon, nuk kuptohet se çfarë thotë)

Tabaku: Arben Pëllumbi ishte këtu kur nuk ishte Felaj dhe në mënyrë të përsëritur ha se nuk e dimë bëjmë mirë apo jo të pyesim dëshmitarët në hetim dhe kemi nevojë për një mendim nga SPAK. Për këtë unë organizova një takim në bazë të sugjerimeve të kolegëve.

(Felaj nuk lejon të flasë Tabaku)

Boci: Po lërë moj të flas, lëre kaq

Tabaku: Felaj është shembulli më i shëmtuar i modelit që zonjat bëjnë politike, je e kap konceptueshme, nuk ma humb dot durimin. Deklaratën politike duhet ta kishe bërë në SPAK jo këtu.

 (Felaj vijon të flasë)

Nxehet Tabaku: Mund të pushosh të lutem, qetësohu dhe pusho, mblidh veten dhe pusho se je duke prishur mbledhjen

Ora 11:09
Tabaku: Nuk kam shkelur asnjë ligj të punës në komision! Felaj është në konflikt interesit, firmosi për inceneratorët

Jorida Tabaku i është përgjigjur padisë që i bëri Ermonela Felja pas takimit të saj me kreun e SPAK duke i thënë se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe asnjë nen të punës së komisionit, ndërsa tha se Felaj është në konflikt interesi në këtë komision pasi ka firmosur për ndërtimin e 3 inceneratorëve.

"PS do të marrë peng komisionin në javën më të rëndësishme të saj dhe ka marrë peng hetimin dhe vije sot e na bën moral, padinë që bën për mua bëje dhe për Ulsi Manjën dhe Erion Veliajn për të njëjtën gjë. Këtu kemi një detyrë të rëndësishme pasi pas bërjes publike të fakteve, duhet të durojmë edhe këtë sjellje dhe arrogancë. Ne këtu kemi një detyrë shumë të vështirë që po bëjmë transparence dhe Felaj është në konflikt interesi. ka firmosur për 3 inceneratorët.

Nuk kam shkelur asnjë ligj dhe asnjë nene të këtij komisioni, kush ka shkelur ligjin është sot këtu duke bërë avokatin personal. Padinë që ma bëri Zoto, Gugallja dhe Mertiri, ma bëri edhe Felaj", tha Tabaku.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elisa: 21/02/2022 23:14

    Koncepti i ligjit per nje monster korrupsioni, si rasti i "ekspertes" ligjore te Rames, ish prokurores se superkorruptuar Felaj, eshte shume tipik. Kallzim penal per nje deputet ne SPAK sepse ka takuar kreun e SPAK pa leje te Ermoneles!!! Kjo eshte gjenerata me e papare e "kuadrit te ri" qe ka krijuar Rama. Skuadren deputete nga radhet e ketyre te shkolluarve te korruptuar si rasti Felaj.

    Përgjigju
  • Tosi: 21/02/2022 17:56

    Ashtu si dhe Mimi Kodheli thote, kush ka shkelur ligjin te "paguaje". Pra te korruptoje drejtesine i bie. Sa mire e kane gjetur. Nese "ka shkelur ligjin" pra nje ligj qe Rama dhe deputetet e PS e bene brenda nates. Ne fakt eshte pikerisht ai ligj dhe kush e miratoi dhe hartoi qe jane antare te organizates kriminale qe po vjedh me te quajturit ineciatore.

    Përgjigju
  • Luann: 21/02/2022 16:16

    Turpi i Ps nuk ka fund.Ne vend te jape llogari para Shqiptareve per vjedhjen me te madhe ne histori del e sulmon pse takove ti Krajen. O shifni ca llumi jeni fut o plera qe mbroni mafjen e plerave.Nuk mbulohet kjo afere aq e madhe as me kte fytyrshtrembken felaj dhe as me nje surratmut tjeter.Jeni ne burg nese behet drejtesi te gjithe qe keni gisht.

    Përgjigju
  • Tirona: 21/02/2022 14:15

    Kjo p*motrre Ermonela Felaj nji fshatare ordinere prej postit të vet boni burrin nga OPGJnë Prokuror atë ftyr mi që rrinte si zhuls nëpër rronzat e bllokut kur priste emërimin prokuror.Po ne ky popull legen jemi.Lejojm kto krijesa të shpifme të bojn ça të dun. Dun rraf me shpulla Felaj ene ai sumriqi spiun burri vet. Ktu i duhet qr nga KM deri te punojsi më i lodh i administratës

    Përgjigju
  • vrugu: 21/02/2022 11:44

    kjo Felaj po ben nje shfaqeje te shemtuar. nuk kuptohen pse kerkohet te fshihet nje mega afere qe njerzit e dine dhe kane kohe qe flasin. vetem qeveria dhe maxhoranca nuk e di qe ky eshte skandali i kapjes se shtetit. dhe jo vetem kapja e qeverise por kapja e te gjithe pushteteve perfshi dhe pushtetin e 4 ate te mediave

    Përgjigju
  • PROKURORI: 21/02/2022 10:59

    zonja fela-fela, po ate qe beri prokuror tet shoq me vendim gjykate pse se çon ne SPAK?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat