Ermonela Felaj kërkon pamjet filmike të KZAZ-ve dhe QV-ve në Qarkun e Tiranës

Ermonela Felaj kërkon pamjet filmike të KZAZ-ve dhe QV-ve në Qarkun e Tiranës

Ermonela Felaj, kandidate e PS-së

Kandidatja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj  i ka kërkuar KQZ-së që t’i dorëzohen pamjet filmike të qendrave të numërimit të votave për qarkun e Tiranës. Felaj i është drejtuar saktësisht kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit për pamjet filmike për Tiranën.

Më herët PD dhe LSI i kërkuan KQZ pamjet filmike të qendrave të votimit dhe çdo pamje tjetër që lidhet me procesin e 25 prillit, me pretendimit parregullsive të konstatuara nga numëruesit e vëzhguesit e partive në terren.

Një ditë pas PD, edhe LSI e cila ka marrë vetëm 4 mandate, i kërkoi KQZ-së t’i vë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur pamjet filmike në 5199 qendrat e votimit. Me pretendimin e parregullsive të konstatuara nga numëruesit e vëzhguesit e partive në terren, Monika Kryemadhi kërkon pamjet filmike të qendrave të votimit në rang vendi, dhe një kopje të materialit elektronik të pajisjes së identifikimit biometrik, duke mos kërkuar kamerat e procesit të numërimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat