TIRANE - “Raporti i fundit i DASH është një tjetër dëshmi e faktit, që Shqipëria nën Sali Berishën është kthyer në një Republikë Private, e kapur nga lloj lloj organizate kriminale”. Kështu ka reaguar në rrjetin social Facebook, deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.

Më tej, ajo ka thënë, se sipas raportit, Shqipëria është vend tranziti i heroinës, kokainës e i kanabisit dhe për këtë të fundit, rezulton edhe ndër pordhuesit më të mëdhenj me një rritje vjetore të prodhimit. “Sali Berisha e ka kthyer Shqipërinë në ‘Superfuqi të Krimit’ në rajon.

Policia e Shtetit është e paralizuar, drejtuesit e saj të inkriminuar, organet e tjera janë apatike në luftën kundër krimit që po mbyt Shqipërinë”, thotë ndër të tjera Felaj. Por, sipas saj, ka një zgjidhje të shpejtë. “Kjo situatë do të marrë fund...

Të gjithë bashkë, më 23 Qershor, vijon deputetja e PS-së, me votën masive për Partinë Socialiste, do ia shkëpusim Shqipërinë Sali Berishës dhe gansterëve që i shërbejnë dhe do ia kthejmë atë njerëzve të thjeshtë, atyre që me punë të ndershme kërkojnë të ndërtojnë një jetë më të mirë në vendin e tyre”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)