Ermonela Jaho koncert me
zërat e rinj lirikë në Tiranë

Ermonela Jaho koncert me<br />zërat e rinj lirikë në Tiranë
Ermonela Jaho prej katër ditësh po punon në Teatrin e Operës së Baletit për të ushtruar zërat e rinj lirikë.

Sopranoja shqiptare, një nga zërat më të shquar lirikë të operës botërore ka sakrifikuar kohën e saj për të zhvilluar fazën e dytë të projektit “Master Klass” me talentet e reja të operës në Tiranë.

Jaho rrëfen arsyet e përkushtimit të saj më zerat lirikë shqiptare. 

"Të jesh artist duhet të jesh idealist po idealist jo në spekulimin e fjalës, idealist në kuptimin e vërtet të fjalës,. Një idealist i vërtetë edhe aty ku nuk ka, ku koha është e ngjeshur do ta gjejë atë momentin për të bërë diçka të bukur dhe nuk është thjeshtë pse unë po vij dhe po jap eksperiencën time me këta këngëtarë, me këta artistë të rinj që unë i quaj kolegët e mi të rinj po është.. bëhem unë një njeri më i mirë, një artiste më e mirë sepse është një shkëmbim emocionesh" thotë ajo.

Reth katër orë në ditë Ermolena Jaho ka bërë gjithçka për këta studentë, madje edhe ushtrime të jogës për zërin, siç po vepron me ketë studente të kantos të ardhur nga Kosova.

"Mos harrojmë që secili prej nesh është unik dhe ka atë emocionin e veçantë në mënyrën se si shprehet e sidomos në muzikë kështu që edhe unë kam mësuar duke punuar me ta, kam mësuar jashtë mase" u shoreh Jaho.

Ermonela Jaho e finalizon punën e saj me zërat e rinj lirikë me një koncert që do të mbahet sot në mbrëmje në orën 19.00 ne Teatrin Kombëtar të Operës dhe baletit në Tiranë. Koncerti do të ketë arie nga Gond, Puccini, Donizzeti. 

Drejtori i Teatrit të Operës dhe Baletit Ilir Kerni e konsideron ndihmen qe iu jep Ermonela Jaho zërave te rinj lirikë si një shpresë për rritjen e nivelit të këngërëve. 

"Impulsi që marrin ata nga energjia dhe metodologjia e saj është një gjë që është e pa llogaritshme, gjë që s’do ta kishim mundësi ta kishim siç në këtë rast me një këngëtar të kalibrit botëror" ka thënë Kerni.

ermonela jaho

ermonela jaho

ermonela jaho
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin