Ermonela Jaho live në “France 3”
me Maria Stuarda të Donizetti 

Ermonela Jaho live në “France 3”<br />me Maria Stuarda të Donizetti 
Kanali televiziv ‘France 3’ mbrëmë ka dhënë live festivalin e muzikës klasike, ku kryeson sopranoja Ermonela Jaho. Interesante është se televizioni francez i ka bërë paraprakisht një promovim të dukshëm, jo vetëm sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, por edhe artit e kulturës shqiptare.
 
Sopranoja Ermonela Jaho ka kënduar arien Maria Stujart të Donixetit. Kënga e saj është një thirrje për paqe dhe pajtim.
 
Xhirimet e këtij festivali muzikor janë bërë në teatrin e bukur antik të Orange ku ka nisur edhe edicioni i parë i këtij festivali muzikor në 2011-ën.

Festivali synon shfaqjen e arritjeve më të larta artistike të vitit në Operën e Tulonjit, Avinjonit, Marsejës, etj. Hapja është bërë me operën “Carmen” që shërben si një urë lidhëse mes cilësive të një spektakli festiv dhe kulturës popullore.. Trupat pjesëmarrëse kanë performuar nën orkestrën Filarmonike të Monte Karlos.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

'Hiperaktivizim i Beogradit dhe nënshtrim i Shqipërisë', Basha: Më vjen keq që jam i vetmi zë për sigurinë kombëtare

'Hiperaktivizim i Beogradit dhe nënshtrim i Shqipërisë', Basha: Më vjen keq që jam i vetmi zë për sigurinë kombëtare