Ermonela Jaho nominohet në
International Opera Awards

Ermonela Jaho nominohet në<br />International Opera Awards
Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është nominuar nga International Opera Awards në Reader`s Award. Fituesi do të përcaktohet nga mbledhja e votave në mbarë botën.
 
Këtë lajm e ka bërë të ditur Ilir Kerni në faqen e tij në facebook i cili shkruan: “Super Ermonela Jaho e nominuar nga International Opera Awards ne Readers’Award. Fituesi përcaktohet prej mbledhjes së votave nga bota mbarë. Konkurentë të Ermoneles janë figura të shquara të artit rus dhe latin, ndaj do të ishte bukur që shqiptarët të shprehnin solidaritetin me vajzen e tyre duke votuar masivisht. Të tregojmë që jemi dhe ne! Votimi është i thjeshtë si me poshtë: hapni linkun poshtë, klikoni te click here( me ngjyre blu), selektoni ERMONELA JAHO, shkruani emrin dhe e- mail ku ju kërkohet, klikoni submit, dhe gjithçka ok”.

lista

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid