Kanali televiziv France 3 sot në orën 20.30 do të jap live festivalin e muzikës klasike, ku kryeson sopranoja Ermonela Jaho.
Televizioni i bën një promovim të dukshëm, jo vetëm sopranos shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho por edhe artit dhe kulturës shqiptare, ku theksohen arritjet e pazakonta në interpretimin e muzikës klasike të këngëtarëve shqiptarë dhe veçantitë në interpretimin e trashëgimisë muzikore shqiptare.

Xhirimet e kësaj feste muzikore janë bërë në teatrin e bukur antik të “Orange” ku ka nisur edhe edicioni i parë i këtij festivali muzikor në 2011-ën.
Festivali synon të pasqyrojë standardet dhe arritjet e larta artistike të vitit në Operën e Toulon, Avignon, Marseille etj. Hapja do të bëhet me operën “Carmen” që do të jetë si një urë lidhëse mes cilësive të një spektakli festiv dhe kulturës popullore.

/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO