Në kopertinën e kësaj reviste shkruhet me shkonja të mëdha “Intervista me Ermonela Jahon” dhe ndërkohë revistës i bëhet publicitet me emrin e sopranos së madhe shqiptare. Lexuesi lajmërohet duke i bërë një vlerësim shumë të madh.
Në faqen e parë të revistës shkruhet konkretisht se “Në moshën gjashtëvjeçare Ermonela Jaho ka marrë mësime të te kënduarit në vendlindjen e saj Shqipëri, por karriera e saj ndërkombëtare ka filluar në Itali. Tashmë ajo ka arritur të jetë një soprano me një talent të madhe dhe me një vokal të fortë e të pashtershëm".
Ndërsa përmbajtja e intervistës sqarohet më këto fjalë se: "Ermonela Jaho është një këngëtare dinjitoze e operës, për të cilën shpesh i është dashur të bëjë sakrifica".
Në javët e ardhshme do të lexoni përvojën e sopranos me Puçinin në Gjermani - Manon Lescaut në Mynih, Madama Butterfly në Staatsoper, Berlin dhe Turandotin në Shtutgard.
Redaksia Online
Shqiptarja.com