Ermonela Jaho rikthehet sërish në
Tiranë, këtë herë për talentet e reja

Ermonela Jaho rikthehet sërish në<br />Tiranë, këtë herë për talentet e reja
Sopranoja e famshme shqiptare, Ermonela Jaho, pas suksesit në Madrid,  në “Theatre  Royal” me operan “La Traviata” dhe “Madame Butterfly” dhe “Opera National de Paris”, do të jetë në datat 14-18 tetor në Teatrin Kombëtar të Operas.  Ajo do të jetë pjesë e një paneli që drejton një kurs specializimi për të rinjtë e TKOB-it,  bashkë me Angelo Gabriellin, Elda Laron dhe Paolo Andeolin.

Ky projekt i cili synon që të ndihmojë të gjithë artistët ekzistues dhe ata të brezit të ri për ti drejtuar ata në mënyrë më konkrete për të krijuar një ide më të qartë sesi duhet të përgatiten përdite teknikisht për të arritur të shprehin artistikisht vetveten duke synuar ndërtimin e një karriere të shëndoshë profesionale në Shqipwri dhe mbarë botën. 

Në datat 14-18 tetor 2015, në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit  do të zhvillohet një kurs specializimi për këngëtarë lirikë. Pjesëmarrja në këtë kurs do të jetë falas por do të ketë një numër të kufizuar pjesmarrësish deri në 12 (numri i dëgjuesve që do të lejohen është deri në 20).

Pjesëmarrësit në kursin e specializimit do të përcaktohen në bazë të një audicioni që do të zhvillohet më datë 14 tetor 2015, ora 12:30 në ambientet e TKOB-së. Numri total i pjesëmarrësve do të jetë 12. Numri total i dëgjuesve do të jetë 20.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe